Shorti i Europa League / Një finale e parakohshme. Shëtitje për Interin, Napoli përballë shqiptarëve

17 Dhjetor 2018, 14:29Sport TEMA

Europa League këtë vit ka në përbërjen e 32 skuadrave më të mira disa emra shumë të njohur të kontinentit ndaj do të ketë një shikueshmëri më të lartë. Në garë kanë mbetur skuadra si Çelsi, Arsenal, Inter, Napoli, Betis apo Sevilja, duke e bërë këtë turne shumë entuziazmues deri në fund.

Shorti ka qenë me fat për Interin, që ka peshkuar një skuadër relativisht të lehtë, si Rapid i Vjenës. Edhe Arsenali ka qenë më fat teksa ka gjetur përballë BATE Borisov, ndonëse është skuadër me eksperiencë ndërkombëtare.

Ndërkohë, një finale e parakohshme është ajo e Lacios me Seviljen, pasi italianëve u ka rënë përballë skuadra më e vështirë e mundshme, rekordmene e këtij turneu sa i përket trofeve të fituara dhe sigurisht pretendente edhe në këtë sezon.

Kurse Napoli i Elseid Hysajt do të udhëtojë drejt Zvicrës, ku do të ndeshet me Zyrihun e mbushur me shqiptarë, me emra si Kololli e Kryeziu të cilët padyshim do të synojnë të shkruajnë historinë edhe ndaj gjigantëve të drejtuar nga Ançeloti.

Në vijim, mësoni ndarjet e shortit për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse për këtë turne:

SHORTI
1. Viktoria Plzen-Dinamo Zagreb
2. Klub Bryzh-RB Salcburg
3. Rapid Vjenë-Inter
4. Slavia Praga-Genk
5. Krasnodar-Bajer Leverkusen
6. Zyrih-Napoli
7. Malmo-Çelsi
8. Shakhtar Donjetck-Eintraht Frankfurt
9. Sëlltik-Valencia
10. Ren-Betis
11. Olimpiakos-Dinamo Kiev
12. Lacio-Sevilja
13. Fenerbahçe-Zenit
14. Sporting Lisbonë-Vijareal
15. BATE Borisov-Arsenal
16. Gallatasaraj-Benfika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje