Kishte disa vite, që pamje të tilla nuk i shihnim më në futbollin tonë. Investimet infrastrukturore e kishim përmirësuar deri diku situatën, sidomos në Kategorinë Superiore, por të mos harrojmë se futboll në vendin tonë luhet edhe në kategoritë e tjera.
Nëse në Laç, tapeti i sapo riniovuar i fushës u kthye në një pengesë të madhe për të dyja skuadrat, në fitoren e fundjavës së kaluar të bardhezinjve, 2-1 ndaj Tiranës, kjo duket hiçgjë para llucës dhe baltës së Orikumit.
Po flasim për një fushë, ku luhen ndeshje të Kategorisë së Parë, më konkretisht ajo mes skuadrës vendëse dhe Tomorit. Kjo është pamja denoncuese e javës së 13-të në grupin e jugut.
Në këtë terren skandaloz vetëm futboll nuk mund të luhet. Natyrisht, u desh një veteran, si Taulant Kuqi, që të shënonte golin e vetëm të sfidës për vendësit, një gol “heroik” për fushën nga ku doli në dritë.
Kjo video është bërë nga gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha, i cili na tregon “kënetën e Orikumit” e jo një fushë futbolli.
mire eshte mos u ankoni ne afrike nuk kan as top prej verteti
Kjo qeveri eshte rilindja e llumit dhe e kenetave .