Skënderbeut i shembet “kështjella”, fitore dramatike e Luftëtarit

16 Dhjetor 2018, 19:06Sport TEMA

Gola, spektakël dhe Luftëtari triumfues në Korçë. Skënderbeu-Luftëtari ishte pa dyshim një nga sfidat më të bukura të këtij sezoni, që nxori ndoshta edhe me shumë fat fituese skuadrën gjirokastrite me rezultatin përfundimtar, 2-3.

Në përballje që doli jashtë skemave taktike, me sulme e kundërsulme të shpejta nga të dyja skuadrat, ku portierët Teqja dhe Ruçi, sidomos “gardiani” bluzi, u bënë protagonistë me disa ndërhyrje vendimtare.

25 minutat e para ishin vërtet të çmendura. E hapi serinë e golave Bregu, në minutën e 10-të, i ndihmuar edhe nga devijimi i mbrojtjes, por vetëm një minutë më pas barazoi Demo, në zhvillimet e një goditjeje të lirë për miqtë.

Luftëtari shtangu tifozët korçarë në minutën e 18-të, moment kur Radas ne tentativë për të larguar rrezikun devijoi në portën e Teqjes.

Gjithsesi, në të 25-tën Bregu ekzekutoi mjeshtërisht një goditje të lirë, duke e lënë të palëvizur Ruçin, shkruan Supersport.

Skënderbeu iu afrua shumë herë golit në pjesën e dytë, por pas një rasti të shpëtuar në limit nga portieri dhe mbrojtja korçare, Luftëtari fiton një 11-metërsh të dyshimtë, që u shndërrua në gol nga Shkurtaj.

Kontestuan me forcë futbollistët vendës, por arbitri nuk kishte asnjë dyshim për penalltinë e dhënë. Te kota tentativat e Skënderbeut në minutat e fundit, ndërsa Luftëtari iu gëzua një fitoreje të madhe, që e laregon nga zona e ftohtë.

Kjo disfatë i kushton shumë Skënderbeut, që sheh ta parakalojnë në renditjen si Kukësi dhe Teuta, ndërsa Partizani kryesues shkon +6 pikë.

Klasifikimi i Kategorisë Superiore pas javës së 17-të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje