Ish-ylli i Juventus: Marotta ka gabuar me mua

15 Dhjetor 2018, 21:25Sport TEMA

Amauri, ish-sulmuesi i Juventus-it, ka folur për mikrofonat e  “ilbianconero” rreth ish-menaxherit të klubit bardhezi, Beppe Marota, që tashmë është bërë administratori i deleguar i Inter-it.

“Me mua nuk është sjellë mirë, por ka qenë arkitekti i sukseseve të bardhezinjve.

Tani tek Inter është një libër që nuk është shkruar ende dhe nuk e di nëse do t’ia dalë të përsërisë sukseset që pati në Torino, por me siguri do të provojë”, ka thënë Amauri.

Ai ka vazhduar të flasë edhe për mundësitë që Inter-i dhe Napoli kanë për të arritur Juventus-in:

“Sigurisht që Juve ka një avantazh të madh, siç pritej, por nuk besoj se Inter-i dhe Napoli janë dorëzuar.

Për sa kohë matematika e lejon, ata do të vazhdojnë t’i bëjnë konkurrencë bardhezinjve”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje