Stadiumi pa tifozë, Gaz Demi: Ishte ndeshje e dhj*rë, për merkaton pyesni Ramën!

14 Dhjetor 2018, 22:36Sport TEMA

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, ka qenë i mërzitur pas barazimit të skuadrës së tij me Kukësin.

Më shumë se sa për rezultatin apo për paraqitjen e skuadrës së tij, ai ka qenë i zhgënjyer nga atmosfera që u krijua në një ndeshje kaq të rëndëishme, e cila për fat të keq u luajt pa tifozë.

I pyetur pas ndeshjes nga mediat se si iu duk kjo supersfidë pa tifozë, ai u përgjigj me një batutë: “Ishte një ndeshje e dhj*erë”, ka deklaruar kreu i klubit të Partizanit.

Ndërkohë në prononcimin për mediat, Demi, analizoi rezultatin duke u shprehur:  “Nuk ishte ndeshje për ta fituar një skuadër. Barazimi rezultat i drejtë. Ka kohë akoma për titullin. Çfarë janë 5 pikë?! Edhe 8 po të ishim, njësoj do qe. Akoma s’ka mbaruar gjysma e kampionatit. Gjithsesi mirë, do ecim mbarë. Merkato? Ato i di stafi teknik, drejtori sportiv”, u shpreh Demi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje