Mourinho, helm ndaj United: Duhet shtëpia, pastaj mobilimi!

14 Dhjetor 2018, 18:56Sport TEMA

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, dha një përgjigje mjaft të çuditshme, kur u pyet në lidhje me transferimet e Liverpool-it krahasuar me ato të United.

Dy skuadrat do përballen të dielën dhe Liverpool është në krye, pa humbje prej 16 ndeshjesh, ndërsa kjo ecuri fantastike bazohet edhe te një merkato e shkëlqyer, me shpenzime të rëndësishme.

Mourinho është ngacmuar në lidhje me këtë temë dhe sipas tij paraqitjet e Liverpool-it nuk varen vetëm nga shpenzimet.

Në stilin e vet unik, Mourinho ka shpjeguar pse Klopp ka sukses, në një kohë që ka goditur me fjalët e tij pikërisht United:

“Nuk është çështja te paratë që shpenzon në verë, janë shumë gjëra të përfshira. Nuk bëhet fjalë thjesht të shpenzosh para dhe të përforcosh skuadrën, një skuadër futbolli është shumë më tepër se kaq, nuk është thjesht merkato.

Është si një shtëpi, nuk mjafton të blesh pajisjet e ta mobilosh, duhet shumë punë për të ndërtuar shtëpinë, duhen para për mobilimin më të mirë të mundshëm dhe më pas je gati për të jetuar në një shtëpi të mrekullueshme”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje