Gatusso pas eleminimit dramatik të Milanit: Nuk besoj në komplot, më vjen të plas! Shpërthen Leonardo

14 Dhjetor 2018, 09:45Sport TEMA

Gennaro Gattuso, trajneri i Milanit, është shfaqur i zymtë në fytyrë pas eliminimit në Europa League.

Për “Sky”, ka komentuar:

“Mund të bënim më shumë, kur ecim në fushë të hapur duhet të shënojmë. Gudulusim kundërshtarin. Do ta rishohim më shumë se njëherë këtë ndeshje.

Hapa përpara sa i përket cinizmit dhe sidomos dinakërisë nuk kemi bërë. Ndjej keqardhje të madhe.

Penalltia? Nuk flas për zhurmat dhe penalltinë. Kemi pësuar padrejtësi. Nuk besoj se komploti aspak. Ishim të pafat sepse penalltia u akordua më kot.

E drejtë që të ikim në shtëpi, nuk shkoj të gjej alibi apo gjëra të tjera. Ishin më të aftë se ne sepse u treguan të saktë”.

Më vjen të plas! Jemi më të fortë se Olympiacosi dhe prap pësuam tri gola. Duhet ta hanim fushën pasi pësuam dy gola…”.

Milani është eliminuar nga Europa League, por akuza të ashpra ka për arbitrin francez Bastien.

Në një moment kritik të ndeshjes, akordoi penallti, por drejtori sportiv kuqezi, Leonardo, ka shpërthyer në akuza:

“Jemi jashtë Europës. Doja të rishihja episodet, sidomos goditjen e këndit.

Për ne vërshëlleu një të ngjashme, ndërsa për Olympiacos jo. E kishim goditje këndi dhe Castillejo sa e preku topin dhe ia la shokut, por arbitri e quajti faull. E njëjta gjë ndodhi me skuadrën greke.

Penalltia nuk mund të jepej. Kishte gjithmonë zhurma kur sulmonim, ndoshta instrumente dhe kjo nuk është normale, jo e rregullt.

Vështirë të jem i kënaqur në këtë moment, askush nga ne nuk duhet të jetë.

UEFA duhet të jetë model për klubet dhe të përdorë VAR. Mjaft kështu. Lejuan që të bënin çfarë të donin.

Zhurma që nuk tolerohen, aq sa më detyruan të zbres poshtë. Kjo nuk është normale.

Ky është eliminim i padrejtë, kaq mund të them! Fajet tona i analizoj herë tjetër”, tha ai.

2 komente në “Gatusso pas eleminimit dramatik të Milanit: Nuk besoj në komplot, më vjen të plas! Shpërthen Leonardo”

  1. Klimax says:

    Si keshtu, nuk e kuptojne qe zvariten ne fushe? Milanit vetem emri i ka ngelur, asgje tjeter! Realiteti eshte se Olimpiakos ndaj Milanit ishte superior ne te gjitha drejtimet!

  2. fantoma says:

    Kush e eliminoi Milanin e Madh … ??????????????????????????????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! O derdimenë, kaq shumë ju janë errësuar sytë, nga cmira dhe urrejtja kompleksike, sa edhe emrin nuk mund t’ja pëmëndni “Olimpiakos-it”…! Më shumë në “hall e në zi” janë shqipot “patriotë”, se sa italianët tifozë të Milan-it …! Shahinët e Meros, do ma heqin komentin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje