Juventus-Inter dhe Scudetto e vitit 2006: Gjykata mbyll çështjen në favor të zikaltërve

13 Dhjetor 2018, 17:25Sport TEMA

Ka rënë poshtë ankimimi i Juventusit në lidhje me titullin kampion të vitit 2006, që Federata Italiane ia dha Interit, pas skandalit të Kalçopolit.

Kasacioni ka lënë në fuqi vendimin e marrë 12 vite më parë.

Gjyakata e Apelit të Romës kishte pranuar ankesën e Juventusit, që pretendonte për defekte juridike nga gjykatësit e shtetit.

Por Kasacioni ka konfirmuar po atë vendim të dhënë më parë dhe Juventusi ka marrë tashmë edhe “JO”-në e fundit për titullin e shumëpërfolur, që mbetet i Interit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje