Inzagi kundër të gjithëve: Nuk i meriton Strakosha kritikat, mos i harroni 3 sezone

13 Dhjetor 2018, 11:02Sport TEMA

Lacio nuk di të fitojë dhe këtë po e tregon si në kampionat, ashtu edhe në Europë.

Një nga më të kritikuarit te Lacio, është portieri shqiptar Thomas Strakosha i cili po merr kritika të shumta nga tifozët dhe mediat italiane duke vënë në dyshim edhe aftësitë e tij si portier.

Megjithatë, vetë trajneri i Lacios, Simone Inzagi ka folur për mediat në lidhje me kritikat karshi Strakoshës, duke u kthyer në një ‘engjëll mbrojtës’ për gardianin kuqezi.

Ai u shpreh se po flitet për një portier që është vetëm 23 vjeç dhe se nuk i meriton kritikat.

“Nuk i meriton Strakosha kritikat. Nuk duhet harruar që po flasim për një portier të vitit 95 dhe që është vetëm 23 vjeç.

As nuk duhet harruar që për 3 sezone, ai ka mbrojtur portën e një ekipi të rëndësishëm si Lacio”, u shpreh Inzagi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje