Cristiano Ronaldo “tregon dhëmbët”: Tani fillon Champions-i i vërtetë

13 Dhjetor 2018, 10:17Sport TEMA

Cristiano Ronaldo është duke e mirëpritur ardhjen e “pjesës më të bukur” të Ligës së Kampionëve dhe është i bindur se Juventusi do të jetë gati për raundin me eliminim direkt, pavarësisht humbjes shokuese në fushën e Young Boys.

Kampionët italianë u rrëzuan 2-1 ndaj zviceranëve, por u kualifikuan si fitues të grupit H, para Manchester United.

Megjithatë, Ronaldo, i cili festoi tre tituj radhazi të Ligës së Kampioneve, përpara se të largohet nga Real Madridi, ishte optimist pas ndeshjes.

“Tani fillon pjesa e bukur e Ligës së Kampionëve dhe unë jam i bindur se do të jemi gati për të, – tha superstari 33-vjeçar, i cili nuk shënoi dot kundër Young Boys. – Unë jam i qetë, sepse e di potencialin e këtij ekipi dhe potencialin tim.

Mund të kisha shënuar disa gola lehtësisht, por ky është futbolli.

Ne vetëm duhet të fillojmë të përqendrohemi në ndeshjen e ardhshme”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje