Interi është eliminuar nga Champions League dhe në rrjetet sociale ka nisur “gjuetia” për faktorin e një dështimi të bujshëm dhe të papritur, sepse ndeshja ndaj PSV-së së eliminuar dukej e lehtë dhe mendja ishte te Barcelona, që ndonëse me shumë rezerva, nuk u mund në shtëpi nga Tottenham.
Luciano Spalletti është i akuzuari kryesor, aq sa në Twitter është shfaqur tashmë hashtagu #spallettiout.
Në shënjestër zgjedhjet e trajnerit, nga formacioni fillestar e deri tek zëvendësimi i sulmuesit Politano, ndër më të mirët në fushë, duke u futur Vrsaljko në një moment kur Interi ishte i detyruar të shënonte golin e fitores.
Një ndërrim i ngjashëm me atë në Torino ndaj Juventusit, kur Politano u zëvendësua nga Borja Valero, sinjal i qartë se trajneri zikaltër nuk ka guxim dhe nuk luan dot për fitore në çdo ndeshje.
“Meritojmë një skuadër më të mirë”, shkruhej në Twitter pas ndeshjes, me akuza të forta ndaj Spalletti-t, ndërsa nuk mungonte ironia e zakonshme: “Të akuzosh Barcelonën se mund të lërë ndeshjen e vet dhe pastaj t’ia futësh vetes në San Siro, ky është Interi dhe mirë bëjnë që na tallin tifozët kundërshtarë”.
LOJTARET E INTERIT I KANE TE GJITHE KONTRATAT TE SISTEMUARA ,VETEM PERISIC ,QE NE FUNDE TE DHJETORIT SHKON NE ANGLI.PRANDAJ KA ME SHUME SE TRE NDESHJE QE TALLET ME SHOKET E TIJE .
AKOME SE KENI KUPTUAR ,QE FUTBOLLI ESHTE BISNES. EDHE JUVENTUSI NUKE ESHTE SE ESHTE MERITA E ALEGRIT ,PORE E PARASE,QE LOJTARET MARIN NGA PRESIDENTI ANJELI. A KENI DEGJUAR NJE LOJTARE QE PAGUHET 100 MILION TE THOTE SE NUKE I DUA ,SE DO TE LUAJ NE
PALERMEN APO LIVORNEN E ALEGRIT. TRANJERET JANE NJE FIGURE .PUNEN E TRANJERIT E BENE ME MIRE KAPITENI I SKUADRES POQESE LUAJNE ME ZEMER.
JU KUJTOHET INTERI I ZANETIT ,KORDOBA ,SAMUEL ,SA PARA PAGUESHIN.PO MILANI I GULIT VAN BASTEN,RAIKARDI.TRE HOLLANDEZET. PO RRUMENIKE SA PARA PAGUHESH?VELLEZRIT RUCI NGA VLORA ,SA PARA MERNIN?