Pep Guardiola: Jam i kënaqur që nuk përfunduam si Inter

13 Dhjetor 2018, 19:03Sport TEMA

Trajneri i Manchester City-t Pep Guardiola merr Inter-in si shembull për të thënë se po të flesh pak, do të përfundosh në Europa League.

Kampionët anglezë kanë siguruar vendin e parë të grupit mbrëmjen e së mërkurës, por të martën zikaltrit u eliminuan pas barazimit 1-1 me PSV.

“Kualiteti i lojtarëve në Europë bën që çdo ekip të jetë cilësor,” shprehet Guardiola pas ndeshjes me Hoffenheim të cilën e fitoi 2-1.

“Janë eliminuar ekipe të mëdha. Inter është një ekip i jashtëzakonshëm, por tani është në Europa League.

Shumë ekipe të mira do të zbresin aty.

Nëse një ditë fle pak, do të zgjohesh në Europa League. Prandaj jam i kënaur që kaluam në 1/8-at.

Për mendimin tim, kur një ekip si Manchester City kalon në fazën tjetër, është një sukses i madh”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje