Real Madridi ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në La Liga pasi mposhti 1-0 Ray Vallecanon në Madrid, duke harruar turpërimin që CSKA Moscow i shkaktoi në Ligën e Kampionëve duke e mundur 3-0 në mesjavë.
Para këtij takimi, Real Madridi i Santiago Solarit vinte nga dy fitore radhazi në La Liga ndaj Valencias dhe Huescas.
Megjithatë, ishte pikërisht në “Santiago Bernabeu” aty ku Real Madridi u kthye fuqishëm dhe fitoi 1-0 ndaj rivalit të qytetit Rayo Vallecanos, duke vazhduar formën e mirë në kampionat.
Karim Benzema shënoi golin e fitores që i dha tre pikët e rradhës “Los Blanocs”.
Por, në kohën shtesë, miqtë tentuan t’ia prishnin festën Madridit, por dy pritje radhazi nga portieri belg ndaj Alex Alegrias e ruajtën të paprekur rrjetën e kampionit të Evropës.
Pas kësaj fitoreje, Real Madridi ngrihet në venim e tretë dhe i afrohet dhe rivalit, Barcelonës, në vetëm dy pikë, megjithëse kjo e fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar.