Goleadori Rey Manaj, shqiptari sërish protagonist për skuadrën e tij

15 Dhjetor 2018, 19:33Sport TEMA

Sulmuesi Rey Manaj duket se ka gjetur veten tek ekipi i Albacetes. Ish-lojtari i Interit po bën mirë në ligën e dytë spanjolle, pasi përveç minutave po shënon në mënyrë konstante.

Lushnjari ka realizuar sërish në ndeshjen që po luhet në transfertë kundër Numancias duke i dhuruar avantazhin skuadrës së tij në minutën e 21′ për 0-1.

Albacete fitoi një penallti që e mori përsipër sulmuesi i kombëtares shqiptare. 21-vjeçari nuk gaboi dhe përshëndeti rrjetën duke shënuar golin e tij të katërt në skuadër.

Ai kthehet në golashënuesin e ekipit të tij, pasi kap me 4 gola sulmuesin tjetër Zozulya, por ky i fundit ka 4 ndeshje më shumë.

Shqiptari po konfirmohet si një “ujk” goli në skuadrën e tij. Ai është një element i mirë dhe për kombëtaren tonë me trajnerin Christian Panucci që herë pas here i ka besuar dhe fanellën e titullarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje