Entuziazmi i Tiranës për fitoren ndaj Kastriotit ka zgjatur vetëm nj javë duke qenë se skuadra e drejtuar nga Ardian Mema është mundur sot në Laç me rezultatin 2-1 nga kurbinasit.
Prenga ka debutuar në këtë mënyrë me një fitore mjaft të rëndësishme në krye të stolit të Laçit, duke e lënë pas atë humbje në Vlorë vetëm një javë më parë.
Një pjesë e parë e dominuar plotësisht nga krubinasit, ku edhe janë shënuar dy golat e fitores me anë të Shtubinës dhe Fangajt, ndërkohë që Tirana ka qenë disi e përgjumur.
Në pjesën e dytë, Tirana ka qenë më kërkuese duke shënuar 2 gola, por njëri i anuluar për pozicion jashtë loje. Duhet kujtuar që bardheblutë kanë humbur disa raste flagrante në pjesën e dytë.
Me këtë fitore Laçi ngjitet në vendin e pestë, ndërsa Tirana mbetet në vendin e shtatë.