Icardi rikthen Interin tek fitorja, mposhtin Udinezen në "San Siro"

15 Dhjetor 2018, 20:03Sport TEMA

Interi është kthyer te fitorja në Serie A duke e mposhtur 1-0 Udinesen pas humbjes nga Juventusi një javë më parë dhe eliminimi zhgënjyes nga Liga e Kampionëve në mesjavë.

Para kësaj ndeshjeje, skuadra e Luciano Spallettit vinte nga një barazim me Romën dhe humbja me Juventusin në dy javët e fundit dhe fitorja ishte një detyrim.

Zikaltrit reaguan fuqishëm duke e mposhtur Udinesen 1-0 në “San Siro”, falë golit fantastik të Mauro Icardit.

Interi dominoi dhe krijoi shumë më shumë gjatë gjithë takimit, por iu desh një penallti për të marrë tre pikë të plota nga ky ballafaqim.

Një çerek lojë para fundit, gjyqtari akordoi penallti për vendasit, pasi njëri prej mbrojtësve të skuadrës sê Udinezes preku topin me dorë në zonë.

Gjyqtarit Rosario Abissos iu desh verifikimi nga VAR për ta dhënë penalltinë.

Kapiteni Icardi shënoi me “Panenka”, golin që ishte i fitores për zikaltrit.

Interi ruan vendin e tretë dhe tani ka 32 pikë, tre më pak se Napoli në vendin e dytë dhe 11 më pak se Juventusi, megjithëse këta të dy kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje