Arsenali thyhet pas 22 ndeshjesh, Çelsi triumfon në transfertë

16 Dhjetor 2018, 17:14Sport TEMA

Java e 17-të në Premier Ligë ka pasur disa rezultate surprizë dhe lëvizje të shumta në tabelën e renditjes.

Sot zbritën në fushë dy skuadrat londineze, Arsenali dhe Çelsi.

Blutë e Londrës janë në një formë të mirë dhe kanë moralin shumë të lartë pasi mposhtën kampionët e Mançester Sitit. Edhe në takimin e sotëm, djemtë e Sarrit kanë marrë një fitore, duke mposhtur në transfertë skuadrën e Brajtonit 1-2.

Ndërsa Arsenali ka pësuar humbjen e parë pas 22 ndeshjeve në të gjitha kompeticionet.

Kjo ishte humbja e tretë për “Topçinjtë” gjatë gjithë sezonit dhe tashmë janë dhe jashtë 4 vendeve të para.

Premier League, java e 17-të

Brajton – Çelsi  1-2
Març 66’ / Pedro 17’, Hazard 33’

Sauthempton – Arsenal  3-2
Ings 20’ 44’, Austin 85’ / Mikitarian 28’ 53’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje