Tragjedi në stadium për kapitenin e Stuttgart

15 Dhjetor 2018, 22:22Sport TEMA

Tragjedi në shtëpinë e Stuttgart, pasditen e të shtunës.

Menjëherë pas ndeshjes së fituar në “Mercedes-Benz Arena” të Stuttgart, 2-1 kundër Hertha Berlin, vdiq babai i kapitenit të skuadrës, Christian Gentner, Herbert, që ndodhej në stadium për të ndjekur ndeshjen e djalit të tij.

Në përfundim të ndeshjes, Herbert Gentner ishte akomoduar në zonën VIP të stadiumit, kur ndjeu një shqetësim shëndetësor.

Të kota ndërhyrjet e menjëhershme.

“Stuttgart vajton Herbert Gentner.

Babai i kapitenit tonë, Christian Gentner vdiq në stadium, menjëherë pas ndeshjes tonë në shtëpi ndaj Hertha Berlin.

Stuttgart i dedikon të gjitha mendimet dhe keqardhjen familjes së Gentner në këtë moment të vështirë”, ishte kjo komunikata zyrtare e klubit.

1 komente në “Tragjedi në stadium për kapitenin e Stuttgart”

  1. Taku says:

    Eshte fatkeqesi per familjen e tij dhe jo tragjaedi mesoni te shkruani e mos bani tragjike gjera te zakoneshme qe ndodhin cdo second ne bot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje