Liverpooli ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme 3-1 në derbin ndaj rivalit të përbetuar Manchester Unitedit në kuadër të javës së 17-të në Premierligë të dielën në “Anfield”.
Sulmuesi shqiptar Xherdan Shaqiri pa dyshim ishte protagonisti i ndeshjes, duke ardhur nga stoli në minutën e 70’ dhe duke shënuar dy gola brenda 10 minutave për t’i dhënë Liverpoolit fitoren dhe kreun e tabelës.
Skuadra e Jurgen Klopp shënoi golin e parë në minutën e 24’ me anë të Sadio Manes, kurse Jesse Lingard e barazoi rezultatin në minutën e 33’ pas një gabimi të portierit Alisson Becker.
Xherdan Shaqiri u fut në ndeshjen në minutën e 70’ dhe shënoi golin për 2-1 në minutën e 73’, dhe pas shtatë minutash shënoi golin e dytë personal për 3-1.
Me këtë fitore Liverpooli ka marrë kreun e Premierligës me 45 pikë, një më shumë se Manchester City.
I lumte Shaqirit, me fitoret e tije po na nderon te gjithve.
Stervitje dhe buk. Atë ka në mëndje plënci.