Tërmet te Skënderbeu, Orges Shehi jep dorëheqjen pas humbjeve të fundit

17 Dhjetor 2018, 18:31Sport TEMA

Tre humbje radhazi kërkojnë marrjen e përgjegjësive. Trajneri i Skënderbeut Orges Shehi i ka komunikuar Presidentit të klubit Ardian Takaj dorëheqjen.

Burime pranë skuadrës korçare, bëjnë me dije për TV Klan se Shehi ka deklaruar se skuadra nuk e ka më grintën e 10 javëve të para të Superligës. Për këtë arsye, tekniku ka menduar se skuadra mund të ketë nevojë për një tjetër drejtues. Gjithsesi asgjë nuk ka përfunduar. Dorëheqja e Shehit tashmë është në tavolinën e Takajt.

Pritet që Presidenti të analizojë situatën me njerëzit më të afërt dhe të marrë vendimin për pranimin e saj ose kthimin e Shehit në drejtim të ekipit duke konfirmuar trajnerin për arsye të rezultateve të mëparshme.

1 barazim dhe 3 humbje radhazi, e fundit me Luftëtarin në shtëpi, rëndojnë shumë, por Skënderbeu i sivjetshëm pati shumë largime lojtarësh madje edhe të të gjithë stafit teknik.

Megjithatë ekipi i drejtuar nga Shehi mori fitore të rëndësishme madje me rivalët direktë në kampionat si Flamurtari, Partizani dhe Kukësi.

2 komente në “Tërmet te Skënderbeu, Orges Shehi jep dorëheqjen pas humbjeve të fundit”

  1. sadetin says:

    Te jeshe trajner me nje ekip si Skenderbeu eshte e pamjaftueshme te keshe qene lojtar i suksesshem titullar, aq me teper xhandar porte. Nuk mjafton vetem deshira dhe pasioni ne pune. Edhe Gattuso ka qene vertete lojtar idhul per te tjeret, por te drejtosh me sukses nje ekip si Milan do pervoje me ekipe te tjera jo te ketij niveli. D.m.th. ne krye te ekipeve te tilla duhet te keshe BBBBBBBB

  2. sadetin hoxha says:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje