Lajmi i bujshëm: Schumacher mund të ngrihet nga krevati dhe të lëvizë

17 Dhjetor 2018, 18:22Sport TEMA

Pas deklaratës së Jean Todt, që javën e kaluar tha se ka parë garën e Çmimit të Madh të Brazilit së bashku me Michael Schumacher, sot ka ardhur lajmi se piloti gjerman, 7 herë kampioni i botës në Formula 1, nuk ka më nevojën e shtratit për të qëndruar gjatë gjithë kohës i shtrirë.

Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja britanike “Daily Mail”, sipas së cilës në vilën e tij, një shtëpi buzë liqenit të Lehman në Zvicër, është ndërtuar një dhomë e posaçme për kampionin e garave të automobilizmit.

Pra, duket se Michael Schumacher është i vetëdijshëm për veprimet e tij, madje është në gjendje edhe të shohë një garë të Formula 1.

Po sipas “Daily Mail”, kostoja e shpenzimeve mjekësore të pilotit gjerman shkon në 55 mijë euro në javë, një shumë e konsiderueshme edhe pse pasuria e pilotit kap shifra marramendëse.

Stafi mjekësor që kujdeset për shëndetin e Schumacher kap një shifër prej 15 personash, të gjithë njerëz të besuar të familjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje