Forma e dobët që po kalon Skënderbeu në 3 javët e fundit në kampionat, për Gëzim Sinematin duket se nuk është një krizë rezultatesh por është një dorëzim nga klubi korçar. I ftuar në emisionin ‘Procesi Sportiv’, Sinemati ka komentuar edhe çështje të tjera, mes tyre edhe mungesën e tifozëve.
Krizë te Skënderbeu apo dorëzim për dënimin? Mendoj se Skënderbeu është dorëzuar. Ka ekip për të luajtur ndryshe. E kemi parë Skënderbeun kur mundet dhe e kemi parë kur dorëzohet, prandaj mendoj se ky është dorëzim. Nuk mund të luhet ndeshja me stadium bosh. Ky sistem i ka ndaluar dhe nuk do njerëz në stadiume. Nuk e kupton se ky është absurd që prish garën dhe është mangësi.
Liga? Sa sheh që mbledhja bëhet në FSHF dihet që nuk është nga barku i Federatës dhe nuk kryesohet nga federata. Kjo ligë bëhet vetëm nëse tanëve u duhet patjetër Liga dhe ndoshta është kusht për të kandiduar atje ku po kandidon prandaj po vepron kështu. Europa nuk e do Ligën dhe as shumë vende të tjera nuk duan Ligë.
Financa është nga një burim dhe prandaj luhet në fushë si ajo e Orikut. Nëse do të kishte anëtarë në vendimmarrje s’do të ishte ashtu. Fitorja e Teutës ndaj Partizanit nuk më duket e vjedhur vetëm se luan me fragmente.
Fitorja e Luftëtarit? Ata kanë qenë gjithmonë të veçantë por jo këtë ndeshje. Nuk është Skënderbeu i vërtetë pasi ishte një arbitër i panjohur në një ndeshje të tillë dhe futbollistët mundohen t’ia kalojnë të gjithë gjyqtarit. Skënderbeu nuk po luan me forcat e duhura. Skënderbeu është një skuadër që luan ndryshe me Partizanin dhe ndryshe me skuadrat e tjera. Duan që të gjithë të kundërshtojnë Shkëlqim Muçën që thotë se humbet Skënderbeu. Ky nuk është Skënderbeu. Dy vite më parë u thonim se ky është Skënderbeu. Po tani?”, u shpreh Sinemati.