Cristiano Ronaldo, “koka” e drogës së konfiskuar në Francë

17 Dhjetor 2018, 21:24Sport TEMA

Lëndë narkotike me vlerë 4,000 euro dhe me foton e Cristiano Ronaldo-s në paketim janë konfiskuar në Francë.

Policia në Bouches-du-Rhone, një zonë në Francën jugore, ka konfiskuar 571 gram kanabis dhe 50 gram kokainë. Sasia është gjetur në një apartament dhe ka vlerën 4,000 euro.

Ajo që i ka rënë në sy tifozëve të futbollit ka qenë fakti se paketimi ka pasur fytyrën e një prej futbollistëve më të njohur të globit.

Fotoja e yllit të Juventus ka qenë në çdo paketim. Ai është mësuar të japë imazhin e tij për shitjen e produkteve të shtrenjta, por jo në këtë mënyrë.

Është e paqartë arsyeja e përfshirjes së fytyrës së tij në drogën e gjetur.

5 komente në “Cristiano Ronaldo, “koka” e drogës së konfiskuar në Francë”

  1. Ah c’lajme!!! Kaq kanabis e 4000 mije euro t’i falin per kusur ne Vlore.Aq kanabis e mbajne plakat te xhepi i duhanit…

  2. DinPaku says:

    Pse nuk e arrestojnë menjëherë Ronaldo?

  3. Afrimi says:

    Amon se po leni nam me keto lajmet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje