Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi, ka konfirmuar se klubi i Napolit nuk e lejoi shitjen e mbrotjësit kuqezi tek Chelsea gjatë merkatos së verës së shkuar.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare njihet mjaft mirë nga tekniku aktual i “Bluve të Londrës”, Maurizzo Sarri pasi e ka pasur nën urdhra tek Empoli dhe Napoli dhe kërkoi që ta merrte me vete dhe tek skuadra e Chelseas.
Sipas Daily Star, të kaltërve do t’iu duhet të shpenzojnë më shumë para për të siguruar transferimin e Hysajt.
“Nuk ka pasur asnjë lëvizje, por ne do të flasim për të gjatë merkatos së janarit. Ai mund të kishte shkuar tek Chelsea gjatë verës. Sarri dëshironte ta merrte dhe ai ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh.
Ndoshta Napoli do ta kishte pranuar një ofertë prej rreth 45 milionë eurosh, mirëpo bisedimet nuk filluan pasi De Laurentiis futi një klauzolë që e ndalonte Chelsean të blejë lojtarë të tjerë të Napolit, përveç Jorginhos”, u shpreh Giufreddi
Mediat britanike vazhdimisht kanë raportuar për një kalim të mundshëm të Hysajt në Premierligë. Për më tepër, Hysaj nuk është duke gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit të tij për vazhdimin e kontratës, duke nxitur kështu spekulimet për largimin e tij nga Serie A.
Sa gjynaf. Shpresuam shume se mund te behej nje futbollist i mire.
Le te luaje me Vllaznine tani.
Elseidi ka qene nje nga shtyllat e Napolit, por kohet e fundit, ka patur paraqitje mediokre jo vetem me Napolin, por edhe me kombetaren. Ishte nje kohe kur kishe qejf ta shikoje ne fushe me nderhyrjet e tija decizive dhe inkursionet apo krosimet nga krahu i djathte. Me vjen shume keq, por sot eshte vec hija e tij e dikurshme.
Uaaaaaa !!!! Cfare shansi.
Paskan mbetur pa magazinier.