“Profesionistë”… fallco!

18 Dhjetor 2018, 18:14Sport TEMA

Nga Fatjon Baze

Ditën e hënë në Federatën Shqiptare të Futbollit, një grup drejtuesish të klubeve të Kategorisë Superiore zhvilluan mbledhjen e cila hodhi një hap drejt krijimit të Ligës Profesioniste.

Kjo ligë shihet si diçka që do të sjellë një futboll më cilësorë për sportdashësit dhe do të mbushë financat e skuadrave. Në atë mbledhje të organizuar në zyrat e FSHF-së ku shquante prezenca dhe buzëqeshja arrogante e Armando Dukës, presidentët e klubeve ishin me pikatore dhe kishin dërguar aty drejtorët sportiv.

Drejtorë që dalin nga kurset 2-javorëshe të FSHF-së!

Por, a mjafton Liga Profesioniste për një futboll cilësorë në vendin tonë?

Nëse ata persona që ishin dje në atë mbledhje nuk do të heshtinin përgjatë gjithë këtyre viteve, natyrisht që futbolli në Shqipëri do të ishte më ndryshe.

Futbolli shqiptarë nuk vuan për një Ligë, por vuan nga një sistem i kalbuar që është vendosur prej 16 viteve e cila e ka degraduar futbollin në këtë gjëndje ku jemi sot.

Mjafton të shihje se kush e drejtonte mbledhjen dhe mjafton për të kuptuar se çfarë serioziteti mund të ketë kjo Ligë që mund të krijohet. Dhe për të vendosur “kapakun” caktuan president Edvin Libohovën, vartësin dhe një nga njerëzit e besuar të Armando Dukës.

Kaq mjafton për të kuptuar se kjo nuk do jetë një Ligë Profesioniste, por që këta janë Profesionistë të krijimit të gjërave fallco.

Ne kemi një futboll fallco i cili ka ardhur pikërisht prej atij persioni që kryesonte tavolinën e asaj mbledhje dhe shumë prej tyre që ishin ulur anash tij  – që shpesh herë kanë rënë dakord për pazaret që kanë bërë së bashku.

Ata nuk kanë hallin e një futbolli të vërtetë pasi kjo gjë ata i tremb, ata e duan futbollin pazar ku kërkojnë të shesin dhe të blejnë vetëm që të përfitojnë në xhepat e tyre.

Këtu nuk ka fusha futbolli dhe ata ulen e diskutojnë për Ligë Profesioniste; këtu nuk ka tifozë se njerëzit e kanë humbur besimin se ata që ishin ulur në atë tryezë nuk e kanë më besueshmërinë e publikut për të mbështetur një futboll “fair play”.

Këtu ndeshjet shiten haptazi dhe kjo bëhet po nga ata persona që ishin ulur në atë tyrezë – ku fituesin e kampionatit është i paracaktuar, skuadrat që do shkojnë në Europë janë të paracaktuar dhe ato që do të zbresin janë të parcaktuara.

Armando Duka që është titullari i FSHF-së në vend që tu dal në mbrojtje lojtarëve qeshte në mënyrë të pacipë me Grigor Tavon i cili e ka degraduar klubin e tij ku prej shumë muajsh nuk paguan lojtarët.

Këtu futbollistët i marrin rrogat njëherë në tre apo katër muaj (flasim për Superioren se në Kategoritë më poshtë lojtarët janë me fat nëse marrin vetëm 3 muaj për të gjithë sezonin) dhe kanë frikë të denoncojnë se janë të pambrojtur; janë të pasiguruar; paguhen në të zezë dhe nëse ata flasin nuk marrin më asgjë.

Dhe kush i bën këto?

Të gjithë ata që ishin në tavolinë më mbështetjen e atij që ata e kishin në krye të tavolinës së bashku me atë presidentin kukull që këta e zgjodhën në krye të Ligës Profesiniste, të cilët që të dy janë ilegjitim në postet respektive që kanë.

Ata janë aty në ato poste fal një vjedhje të hapur që iu benë zgjedhjeve të 7 shkurtit dhe nuk kanë pikën e moralit për të na treguar se si mund të ndërtojnë një futboll cilësorë.

Ata e kanë privtizuar Institucionin e futbollit shqiptar të cilën e shohin si ato kompanitë e tyre private për të fituar para.

Ndaj, nëse duan vërtë një Lige Profesioniste duhet një shkëputje nga ky sistem i kalbur dhe jo të na i caktojnë presidentë po njerzit përgjegjës të këtij sistemi!

 

1 komente në ““Profesionistë”… fallco!”

  1. FSHF MAFIA says:

    Te lumte dora o fatjon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje