Zlatan Ibrahimovici ka treguar arsyet e vendimit të refuzimit të Milanit dhe për të vazhduar karrierën në kampionatin amerikan me me LA Galaxy.
Bomberi suedez deklaroi se ka ende për të dhënë në MLS, ndërsa klubi amerikan njoftoi se ish-sulmuesi i Juventusit dhe Interit do të vazhdojë me klubin edhe për një sezon tjetër.
“Është folur shumë, ama unë nuk u largova asnjëherë. Ende nuk kam mbaruar me MLS-në, kam akoma gjëra për të bërë.
Sezoni im i parë ishte thjesht nxehje, prandaj i dyti do të jetë ndryshe. E njoh ligën dhe kundërshtarët shumë më mirë tani, plus ndihem më mirë fizikisht.
Kam ardhur këtu për ta mbaruar karrierën”, deklaroi Ibrahimoviç.
Në muajt e fundit emri i sulmuesi suedez u përfol se tepërmi për një rikthim të tij tek Milani ku Ibrahimoviç ka kaluar sezone mjaft të mira.