"Sihariqi" i Refik Halilit: Tirana ndryshim total, së shpejti vijnë milionat

19 Dhjetor 2018, 20:47Sport TEMA

Diçka e madhe po gatuhet te Tirana, nëse i besojmë presidentit Refik Halili.

Në një prononcim për Supersport gjatë ceremonisë së fundvitit organizuar nga FSHF, Halili ka paralajmëruar ndryshime të mëdha te Tirana.

“Nuk ishte një vit i mirë për Tiranën, por uroj që në të ardhmen kjo do të ndryshojë. Uroj që ky të jetë viti i fundit me këto rezultatet dhe që në vitin e ardhshëm që të kemi ndryshime në skuadër dhe të ecim para. Qofshin të gjitha të këqijat me këtë vit dhe të ikin.

LAJMI I BUJSHËM – “Them se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë, pasi do të ketë shumë ndryshime sa u përket aksionarëve të rinj. Do ketë donator të ardhshëm dhe them se do të jenë nga njerëzit e biznesit më të mëdhenj në Shqipëri”.

“Shitje aksionesh? Na lini të flasim me njerëzit të cilët janë të interesuar të biznesit edhe që e njohin edhe sportin. Gjatë ditëve në vazhdim, nga fillim i viti mund të keni një përjigjge të saktë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje