Legjenda e klubit: Lojtarët e Junajtid janë vrasës, Murinjo nuk ka faj

21 Dhjetor 2018, 21:45Sport TEMA

Një nga figurat më të njohura në futbollin anglez, Roi Kin ka kritikuar ashpër lojtarët e ish-skuadrës së tij, Mançester Junajtid, duke i quajtur vrasës dhe duke kërkuar dënim për ta.

Duke folur për BBC Radio 5, Kin tha:

“Unë mendoj se lojtarët me siguri do të largohen nga përgjegjësitë, pasi fshihen pas trajnerit. Ata e kanë hedhur atë nën autobus, janë vrasës!

Unë nuk jam tifoz i madh i Murinjos, mos më keqkuptoni, por thjesht nuk mund t’i toleroj futbollistët që fshihen.

Po të ndodhte në kohën time, kjo gjë nuk do të falej aspak”,- përfundoi Kin.

2 komente në “Legjenda e klubit: Lojtarët e Junajtid janë vrasës, Murinjo nuk ka faj”

  1. Kalec Dega says:

    Roy u shpreh ne kuptimin figurativ dhe jo letrar qe nenkupton vrasje te vertete..shtypi keqinformues vdes per lajme te ketilla …

    Pra Roy ne te vertete tha: Lojtaret kane vepruar shume keq dhe duhet te ndeshkohen dhe jo ta hedhin lumin sikur skane pergjegjesi.

  2. sportisti says:

    Po, por ne kohen tende kishe trajner legjenden Sir Alex Ferguson qe kishte nje autoritet absolut ne klub. Flaja e tij ishte ligj i padiskutueshem per te gjithe. Nga ana tjeter Ferguson ishte nje zoteri i vertete dhe jo nje palaco mendjemadh si Murinjo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje