“Rusi2018”, gjysma e popullsisë së botës ndoqën kampionatin botëror

21 Dhjetor 2018, 16:27Sport TEMA

Pothuajse gjysma e popullsisë së botës ka ndjekur eventin futbollistik të Kupës së Botës që u zhvillua këtë vit në Rusi.

Sipas një humultimi të kryer nga FIFA, 3.57 miliardë njerëzish e kanë ndjekur nga televizori kampionatin botëror duke vendosur një rekord.

Më shumë se një miliard persona kanë ndjekur finalen mes Francës dhe Koracisë, ndërsa 327.5 milionë njerëz ndjekur gjysmë-finalen mes Anglisë dhe Kroacisë.

Sipas shifrave të publikuara nga FIFA, tregohet se një numër shumë i madh spektatorësh e kanë ndjekur këtë event dhe në platformat dixhitale.

Philippe le Floc’h, zyrtari kryesor i FIFA-s, tha se shifrat tregojnë se “tifozët kudo ku janë, mbeten të pangopur për futbollin e klasit botëror”.

Ai shtoi se: “Këto shifra mbështesin pretendimin se Rusia 2018 ishte Kupa e Botës më e mirë ndonjëherë”.

Franca ishte kombëtarja që arriti që të triumfojë në finale duke ngritur larton trofuen e Kupës së Botës duke mposhtur në finale skuadrën e Kroacisë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje