Tirana i largohet zonës së ftohtë të renditjes me një fitore të rëndësishme 1-0 përballë Flamurtarit në një ndeshje shumë të çuditshme ku u pa edhe një karton i kuq i anuluar pas 3 minutash protesta.
Bardheblutë krijuan më shumë raste se ekipi vlonjat, duke kërkuar vazhdimisht golin për të kaluar në avantazh, ndërsa edhe ekipi mik prodhoi disa mundësi të mira shënimi.
Por në fund diferencën e bëri goli i shënuar nga Hasani, i cili dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni spektakolar individual, duke i dhënë mundësinë ekipit të tij që të mbyllë vitin jashtë zonës së ftohtë të klasifikimit.
Goli i Hasanit.