Partizani ka një transfertë delikate në javën e fundit të fazës së dytë në Gjirokastër, ku përballë do të ketë bluzinjtë e Luftëtarit. Në prag të këtij takimi, para mediave ka dalë trajneri i Partizanit, Skënder Gega i cili ka analizuar dy fazat e para duke u shprehur mjaft i kënaqur, ndërkohë që ka komentuar edhe merkaton. Sa i përket parashikimit të Shkëlqim Muçës që tha se Partizani nuk fiton në Gjirokastër, ai uron që të mos jetë parashikim i saktë.
“Përmbledhje e dy fazave? Jam shumë i kënaqur me këto dy faza, sepse po të kthehemi mbrapsht, në fillimin e punës sonë ka pasur kritikë dhe nuk e dinim se deri ku do të arrinim. Çdo ndeshje e kemi marrë me radhë dhe kemi gabuar rrugës ashtu si kundërshtari. Kështu funksionin, ndonjëherë i bën dhuratë kundërshtarit dhe në momente të veçanta ai është ndihmë për ne. Mendoj se kemi marrë maksimumin nga puna dhe jemi të kënaqur dhe është privilegj që kemi punuar këtë kohë dhe jemi në këtë moment.
Merkatoja? Kur vjen merkatoja është normale që ekipet shohin aty ku ka probleme. Ka pasur shumë emra në gazetë por nuk ka asgjë konkrete. Kukësi i ka arritur dhe është benefit për to, por merkatoja nuk ka filluar ende. Nuk mendoj të afrojmë dikë e të largojmë dikë, por duhet të bëjmë afrime që të na ndihmojnë.
Ndeshja me Luftëtarin? Është e vërtetë që në fazën e dytë kishim një ngërç dhe jo gjithmonë merr maksimumin me lojë të mirë dhe mund të marrësh më të mirën me lojë jo të mirë. Në dy raste si me Teutën e me Kukësin bëmë performancë të mirë dhe morëm atë që mund të merrnim në moment. Shpresoj të bëjmë paraqitje të mirë me Luftëtarin dhe të bëjmë më të mirën e ta mbyllim me sukses edhe pse pa Telushin për shkak të kartonëve.
Telushi? Një lojtar që ka kaq shumë kontribut dhe nuk ka pushuar asnjë minutë. I ka dhënë shtysë të madhe ekipit dhe është pikë e fortë e jona, por kemi lojtarë që mund ta kompensojnë dhe për çdo mungesë kemi alternativa. Gjithsesi do ia lëmë fushës dhe ai që zë vendin e tij shpresoj ta zëvendësojë.
Trsyni? Kemi edhe dy faza të tjera. Nuk kemi asnjë trysni për barazim. Trysnia fillon në të ardhmen dhe duhen marrë ndeshjet një nga një që te Kastrioti e deri te rivali direkt. Jemi të kënaqur dhe e kemi bërë bilancin që me këtë grup mund të arrijmë më lart. Faza e dytë është më e plotë për ne pasi është krijuar fizionomia e ekipit. Tifozët kanë besim të jashtëzakonshëm dhe mendoj se gjërat do të shkojnë mirë.
Shkurtaj-Rroca? I vlerësoj të dy, sidomos Shkurtajn pasi e kam pasur lojtar te 21-vjeçarët. Në sport ka alternativa, dikush shkon dhe dikush vjen por nuk ndjej keqardhje duke qenë se nuk e kemi pasur ndonjëherë. do të ndjeja keqardhje për një lojtar që ka kontribuuar dhe jashtë kontrate largohet e nuk e mbajmë dot, por dikë që nuk e kemi pasur i uroj vetëm suksese.
Largimi i Gojkoviç? Gojko u largua me dëshirën e vet dhe ka qenë një mbrojtës alternativ. Sezonin kaluar kishte ndeshje më shumë dhe gjatë kohës e pashë të arsyeshme dhe Atanda e Belica u adoptuan mirë. Në mbrojtje jemi mirë. Kemi alternativa si Bitri me të ardhme, që ka pasur dëmtime por jemi të hapur deh do të shohim.
Frashëri? Nuk është diskutuar asnjëherë për Frashërin. E kam parë te Kamza, është një mbrojtës i mirë por nuk e kemi diskutuar asnjëherë as me drejtorin dhe nuk ka qenë në planet tona, megjithatë gjithçka mund të ndryshojë.
Shkurtaj? Nuk e kemi humbur pasi nuk e kam pasur asnjëherë. Flas si trajner pasi nuk i kontrolloj të gjitha. Nuk kam thënë që jemi për titull. Është gjysma e rrugës. Ky grup po bën më të mirën dhe nuk kemi trysni. Nuk na kanë vënë kusht që të fitojmë ose s’ka.
Shkurtajn nuk e kam pasur ndonjëherë në skuadër, e kemi prapë kundërshtar. Ishte në Gjirokastër dhe shkoi në Kukës e rruga e mbarë i qoftë. Është shumë djalë i mirë por ka një projekt. Nëse Kukësit i funksionon projekti do të thotë se ka bërë mirë. Nëse ne na vjen dikush që bën diferencën do të bëjmë edhe më mirë. Me Kukësin jemi rivalë e jo armiq. Nëse punon mirë i japim dorën. Edhe ën verë jemi përfolur dhe an është bërë kjo pyetje që kemi pasur merkato të brishtë dhe se Kukësi ka bërë merkato më të mirë, por ja ku jemi. Nuk duam më mirë, po vazhduam kështu jemi të kënaqur të gjithë.
Luftëtari? Kam dëshirë dhe dua të jem i përqendruar te puna ime. Nuk shoh kundërshtarët dhe nuk dua të paragjykoj. Shoh punën time dhe nuk merrem me të tjerët. Janë të tjerë ato që gjykojnë. Të shkojmë njëherë në Gjirokastër dhe të shpresojmë që të kalojmë me sukses. Më pas do të shohim me klubin kush është më e mira, por ajo që dua është që të ngrihet më shumë ky grup.
Parashikimi i Muçës? Çimin e kam shok dhe ndoshta mund t’i dalë parashikimi. Të gjitha rezultatet janë të pranueshme në futboll. Nuk kam frikë, aq më tepër në Gjirokastër. Jemi në vendin e parë me meritë, vlerësojmë kundërshtarin por ne jemi Partizani. Jemi kampionë dimri, por vjen vera dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. Shpresoj që Çimit mos t’i dalë parashikimi. Fjala frikë nuk ekziston ën futboll. Nuk e nisëm modest dhe po e kalojmë atë. I besoj punës dhe çdo ditë është ditë e re. Pretendentët janë afër dhe me dy paraqitje jo të mira, ndryshon çdo gjë. Deri sot kemi marrë më të mirën dhe gjithsecili ka mendimin e vet si kemi ardhur. Gjërat kanë shkuar vetëm në rritje.
Trashi? Edhe pse është mbrojtës, më shumë del ai në sulm sesa mesfushorët. Vendoset mbrapa, por del më tepër ky. Prandaj mori edhe ‘Topin e Artë’ se ishte mbrojtës i majtë. Nuk u penalizua Trashi por kur diçka e vogël funksionon duhet ta mbajmë më tepër. Trashi po bën mirë dhe nuk kemi as shpinën e zbuluar dhe fazën ofensive e kemi mirë”, u shpreh Gega.