Frosinone dhe Spal do të vendosim për të ardhmen e trajnerit Genaro Gattuso.
Por, Frosinone dhe Spal do të jenë dhe dy ndeshjet e fundit për Higuain, pastaj do t’i jap lamtumirën kuqezinje.
Përvoja e “El Pipitas” tek Milani është drejt fundit pasi ai erdhi si shpëtimtari i rossonerëve katër muaj më parë, por tashmë tashmë ka adhur fundit.
Milani dhe Chelsea janë duke finalizuar detajet e një shkëmbim aspak e lehtë, por pothuajse të pashmangshëm.
Pra, siç u përmend këto ditë, Higuain do shkojë në Londëri, ndërsa Alvaro Morata do të vijë në Milano.
Sulmuesi spanjoll është njeriu që mund të ringjallë numrin 9-të tek Milani, ku pas largimit të Inzaghit, ajo fanellë nuk ka qenë në gjendje të gjejë një sulmues “të denjë”.
Higuain pritet që të kalojë te Chelsea në formë huazimi, për aq kohë sa edhe Juve është dakord, ndërsa Morata do vi tek Milani për 18 muaj më shumë po në formë huazimi.
Bomberi argjentinas është një lojtar që pëlqehet shumë nga trajneri i Chelsea-s, Maurizio Sarri, pasi e ka pasur në ekip në kohën kur drejtonte skuadrën e Napolit. (TemA)