Ngushtohet laku, PSG duhet të shesë një mes Neymar e Mbappe

24 Dhjetor 2018, 12:29Sport TEMA

PSG duhet të marrë një vendim të vështirë për të shpëtuar nga pezullimi në kompeticionet europiani për shkelje të rregullave ë Fair Play-it Financiar.

Për të regulluar bilancin, klub parizien duhe të arkëtojë 170 milionë euro, ndryshe përjashtimi nga Championsi do të jetë i sigurt.

Këtë shifër klubi që po dominon prej shumë vitesh futbollin francez mund ta sigurojë vetëm duke shitur një nga dy “yje” e afruar së fundmi, brazilianin Neymar ose talentin Kylian Mbappe.

Në pritje që çështja të zgjidhet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, PSG duhet patjetër të rregullojë shifrat e bilancit, nëse nuk dëshiron të përjashtohet nga Europa.  Shitja e një lojtari shumë të rëndësishëm duket rruga më e lehtë.

Për brazilianin PSG pagoi shumën rekord 222 milionë euro, që shkoi në arkat e Barcelonës, ndërsa në total Mbappe i ka kushtuar 180 milionë euro, të përfituara nga Monaco, shkruan SS.

Të dy lojtarët u interesojnë shumë klubeve të mëdha europiane, veçanërisht dy gjigantëve spanjollë, Realit dhe Barcelonës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje