"Modesti" Pep Guardiola: Taktikat e mia funksionojnë gjithnjë, jam një gjeni edhe kur humbas

24 Dhjetor 2018, 18:19Sport TEMA

Trajneri Pep Guardiola i ka hedhur poshtë kritikat në adresën e tij dhe të skuadrës së Manchester City pas humbjes 2-3 që ekipi kampion i Premier League pësoi në fushën e tij ndaj Crystal Palace.

Një humbje befasuese, që la skuadrën e City 4 pikë pas Liverpool, ndërkohë që zgjedhjet e bëra nga trajneri dhe skemat e tij në këtë sfidë prëfunduan nën akuzë.

Kur unë fitoj, jam një gjeni. Por po ju them që skemat e mia funksionojnë edhe kur humbas e unë mbetem sërish një gjeni”, tha Guardiola, duke u shprehur se të gjithë ata që luajnë japin maksimumin në fushë.

Kemi edhe mungesa, por kjo nuk është justifikim. 

Ishte thjesht një ditë e keqe dhe kemi shans që të ngrihemi shumë shpejt, pasi pas dy ditësh kemi sfidën me Leicester”, u shpreh më tej trajneri spanjoll.

Futbolli është i mbushur edhe me surpriza, një e tillë na ndodhi ne. 

Kjo është një periudhë e vështirë, e mbushur me ndeshje, ndaj të gjithë duhet të jenë gati për të zbritur në fushë kur është e nevojshme. 

Unë kam besim te kjo skuadër, sezoni është ende i gjatë dhe gjithçka mund të ndodhë deri në fund. 4 pikë diferencë nuk janë shumë”, tha Guardiola.

1 komente në ““Modesti” Pep Guardiola: Taktikat e mia funksionojnë gjithnjë, jam një gjeni edhe kur humbas”

  1. Baliu says:

    Hej, kjo eshte plagjiature nga disa “politikan” shqipfoles.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje