Pas Antoine Griezmann në vitin 2016 dhe N’Golo Kante në vitin 2017, Kylian Mbappé është shpallur lojtari francez i vitit në 2018 nga France Football.
Ylli i skuadrës së PSG-së ka zhvilluar një vit spektakolar si me skuadrën e tij ashtu edhe me kombëtaren e Francës të cilën e udhëhoqi të fitojë Kupën e Botës.
Edhe pse vetëm 20-vjeç, Mbappe është kthyer në një lojtarë spektakolar duke qenë një nga pikat më të forta tek PSG-ja dhe Franca.
Ai mposhti në këtë garë të zhvilluar nga France Football, Raphaël Varane dhe Antoine Griezmann.
Një vit i madh për Mbappen i cili mori edhe komplimentet e Mbretit të futbollit Pelé, i cili shfaqi admirimin e tij për futbollistin francez. (TemA)