Mosnjohja nga Vatikani: Problemi nuk është në Prishtinë

26 Dhjetor 2018, 17:01Rajoni TEMA

Vatikani e njeh Palestinën si shtet dhe jo Kosovën. Kjo është hipokrizi e dinjitarëve të lartë katolikë. Por, befasi nuk është, sepse Vatikani i ka parasysh interesat e veta: më e rëndësishme është të mos irritohen Rusia dhe Serbia se sa të pranohet pavarësia e Kosovës. Por, arsyen e injorimit të shtetësisë së Kosovës duhet kërkuar edhe në rolin e Vatikanit në vitet ’90, kur përmes emisarëve të tij ndërmjetësonte marrëveshje qesharake «për normalizimin e procesit arsimor në Kosovë».

Nga Enver Robelli

Lush Gjergji nga Kisha Katolike e Kosovës kishte dhënë sot një deklaratë folklorike, e cila s’pritej prej tij. Për dallim nga priftërinjtë e shumtë të Kosovës që u ngjajnë poetëve të dobët bukolikë me diapazon jo më të gjerë se odat e mbushura me tym duhani, Lush Gjergji është më i kujdesshëm në paraqitjet publike. Në deklaratën e tij Lush Gjergji fajin për mosnjohjen e Kosovës nga Vatikani e sheh vetëm në Prishtinë. Ai thotë se Vatikani ka bërë një hap të madh drejt njohjes para katër viteve, kur ka emëruar Nuncin Apostolik, i cili mbulon Kosovën, apo ambasadorin për Kosovë, i cili nga Sllovenia do të mbulojë edhe Kosovën si ambasador i Vatikanit për Kosovë. Ndërsa thotë se Kosova, edhe pas kaq viteve, ende nuk ka bërë një lëvizje të tillë, apo emërimin e një diplomati i cili do ta mbulonte Vatikanin. Ta quash Nuncin Apostolik të Vatikanit në Slloveni ambasador të Vatikanit në Kosovë nuk është fare korrekte. Sepse Nunci do të kishte rangun e ambasadorit nëse Vatikani do ta kishte pranuar pavarësinë e Kosovës. Vatikani nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës.

Është e vërtetë se në diplomacinë kosovare, përfshirë edhe kreun e saj, diletantizmi, amatorizmi e injoranca janë shenja dalluese. Sigurisht edhe ndaj Vatikanit mund të jenë bërë gabime nga diplomacia kosovare dhe sidomos nga imituesi aktual i ministrit të Jashtëm. Lush Gjergji thotë se, meqë Vatikani ka emëruar «ambasador» në Kosovë, këtë nuk e paskësh bërë Kosova. Domethënë: Kosova qenkësh treguar arrogante. Për aq kohë sa mes dy vendeve nuk ka marrëdhënie diplomatike, këto vende s’mund të shkëmbejnë ambasadorë. Vendet mund të kultivojnë raporte përmes zyrtarëve për ndërlidhje – dhe nëse Kosova ka dështuar të emërojë një zyrtar për ndërlidhje në Vatikan, atëherë ky gjithsesi është gabim i Kosovës. Lush Gjergji ka të drejtë kur thotë se diplomacia kosovare nuk i ka njerëzit e duhur në vendin e duhur dhe ka njerëz jo adekuatë dhe të papërvojë për të udhëhequr me diplomacinë.

Por, kjo nuk e shpjegon plotësisht refuzimin e Vatikanit për të pranuar pavarësinë e Kosovës. Vatikani që nga viti 2015 e pranon Palestinën si shtet të pavarur. Më herët e ka pranuar si përfaqësuese legjitime të palestinezëve Organizatën për Çlirimin e Palestinës (OÇP). Përse atëherë nuk e pranon Kosovën Vatikani? Mjafton të diskutosh me njerëz në Prishtinë, të cilët i njohin mirë rrethanat e shtetbërjes dhe shtetstagnimit në Kosovë. Vatikani, sipas analizës së tyre, nuk dëshiron të pozicionohet në rastin e Kosovës për shkak se është kritikuar mjaft në fillim të viteve ’90, kur ishte ndër shtetet e para që pranoi pavarësinë e Kroacisë dhe Sllovenisë. Një arsye tjetër është se Vatikani nuk dëshiron të ngacmojë Serbinë dhe Rusinë, sepse kjo do të turbullonte procesin e afrimit të dy kishave – asaj katolike me atë ortodokse. Për shkak të përçarjes në kishë katolike të Romës dhe në kishë ortodokse (lindore) asnjë papë i kohërave moderne nuk e ka vizituar Rusinë. Papa Françesku ka shprehur dëshirën ta vizitojë Moskën, por përgjigja nga kryeqyteti rus ka ardhur me njëherë: vizita konsiderohet jorealiste. Sidoqoftë, për Papën me e rëndësishme është një vizitë në Moskë se njohja e Kosovës. Një argument tjetër për mosnjohjen e Kosovës është se me zhvlerësimin e shtetësisë nga ana e vetë politikanëve kosovarë në negociatat e tyre me Serbinë, Vatikani mund të mbajë qëndrim pritës derisa Hashim Thaçi, Aleksandër Vuçiqi dhe Donald Trumpi të gjejnë zgjidhjen.

Refuzimi i Vatikanit për të pranuar pavarësinë e Kosovës ka të bëjë edhe rolin jo fort të lavdishëm që emisarët e Selisë së Shenjtë, të fshehur pas organizatës katolike Shën Egjidio, luajtën në vitet ’90. Kjo organizatë ndërmjetësoi marrëveshjen për arsim mes «dr. Ibrahim Rugovës» dhe «presidentit të Republikës së Serbisë, Sllobodan Millosheviq». Kjo ishte një marrëveshje qesharake që nuk u zbatua kurrë. Rugova pranoi ta nënshkruajë atë pa u përmendur në dokument fare funksioni i e tij, ndonëse orë e çast propagandistët e tij dhe ai vetë nënvizonin se ishte president i Republikës së Kosovës. (Madje nuk insistoi ta nënshkruante së paku si kryetar i LDK-së). Qëllimi i kësaj marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga emisarët e Vatikanit nuk ishte hapja e rrugës drejt pavarësisë së Kosovës, por e kundërta: sondimi i mundësive për akomodimin e Kosovës me një autonomi të gjerë brenda asaj që atëherë quhej Republikë Federale e Jugosllavisë. Nga prizmi i Vatikanit Kosova shikohet jo si provincë ilire, siç kanë qejf folkloristët tanë, por si shoqëri me shumicë myslimane. Ndonëse politikat e veta Vatikani përpiqet t’i mbështjellë me gëzof moral, në fund të fundit edhe ky shtet ndjek interesat e veta. Çka vlen në rastin e Palestinës, nuk vlen në rastin e Kosovës.

Në opinionin shpeshherë naiv e euforik të Kosovës besohet se do të merret bekimi i Vatikanit nëse ndërtohet një katedrale e madhe në qendër të Prishtinës (madje me plan të kopjuar gati një me një në Itali), nëse ndërtohen kisha politike, nëse nëpër oda anekënd Kosovës i skuqen telat sharkisë e çiftelisë me këngë për Pjetër Bogdanin dhe kashelashe të tilla të mentalitetit mesjetar.

E kemi parë sa kanë bërë punë te vendet arabe xhamitë politike. Kush hyn në Prishtinë nga Veterniku, xhamia e re i tregon se ky është «vend mysliman». Kush hyn në Kosovë përmes Kukësit, xhamia e ndërtuar gati në asfaltin e autostradës i tregon se ky është «vend mysliman». A kanë bërë punë këto xhami që Kosova të pranohet nga vendet të gjitha vendet arabe? Jo. Edhe ato vende arabe që e kanë pranuar Kosovën, këtë e kanë bërë pas presionit amerikan. Nuk ka ndihmuar në rritjen e njohjeve të Kosovës në botën arabe as fakti se ministri injorant i punëve të Jashtme të Kosovës është përpjekur ta fusë në parlament vajzën e sheikut të Bashkësisë Islame të Kosovës. Votuesit e mençur kosovarë nuk ia dhanë votat e mjaftueshme Refiqe Tërnavës – jo për shkak se ajo bart shami, por për shkak të ekspozimit të pasurisë vulgare dhe krejt asaj çka përfaqëson ajo. Sepse çfarë vlen për shumë priftërinj, vlen edhe për jo pak hoxhallarë: predikojnë ujë e pinë verë. Sidoqoftë, Refiqe Tërnava është rehatuar në pozitën e këshilltares së ministrit të Jashtëm, të cilit po i prishin aq shumë punë stjuardesat e Zhitoraxhës, të cilat po i përdorë me shkathtësi mizore Ivica Daçiqi. Mendësia mesjetare, seksiste dhe primitive politike rri këmbëkryq në diplomacinë kosovare. Në fund edhe njëherë te Lush Gjergji: ai thotë se papët i kanë takuar të gjithë politikanët e lartë të Kosovës. Me këtë ai dëshiron të thotë se Vatikani ka një qasje dashamirëse ndaj Kosovës. Takimet me papën nuk mund të lexohen kështu: sepse papa e ka takuar edhe Jasir Arafatin. Dhe ndoshta Lush Gjergji nuk e di, por ka rreth dy vjet që Vatikani nuk pranon një person të emëruar nga ministria e Jashtme e Kosovës për të përfaqësuar Kosovën në Selinë e Shenjtë.

18 komente në “Mosnjohja nga Vatikani: Problemi nuk është në Prishtinë”

  1. palla says:

    Duhet me pague bre burra, edhe ne Vatikan. Kush nuk paguen nuk ka me i fry bilbilit, ksht asht puna edhe me prifterinjte.

  2. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    keq eshte me qen sunit,por ka edhe me keq: me qen sunitoshqipfoles…………..pra 2 here sunit!

    1. meta says:

      ka edhe më keq, por e keqja e të gjithave është të qenit arabo-sllavë e greqishtëfolës….!
      Sa më shumë takojë këso krijesa aq më shumë po besoj që ka zot sepse i vetmi ai është në gjendje të krijoj këtë lloj mutacioni që bie ndesh me evolimin e njeriut.

  3. ?? says:

    Dhe Kosova ka pedofil si Vatikani.

  4. Vari kkkk…Selise se…dogmave jevgjite…se nuk i hyn ne pune dreqit….pervec lloqeve e pereallave me lesh asgje tjeter….te gjithe keto sharlatane do te ishte mire te zhdukeshin nje here e pergjithmon se vetem probleme e siklete i kane sjelle njerzimit

  5. Aleksander Thana says:

    Palikaris panajotis varikaris, mbaje se mos te shpetoje e na qelb mehallen. Shko te janullaqis merr rrogen se ta ka ngritur e bli breke llamarine. Jasu e dhjasu gajdhuraqis.

    1. palla says:

      Or taj O. Pamuk, ai turku qe po don me e ofendue, historikisht ju ka pushtue, ju poshtrue dhe ju ka purdhunue dhe tash ti je vec nip i tyre.

      1. Patrioti says:

        Te ka shkerdhyer ty o mut kosove kjo Pra eshte arsyeja qe ne shqiptaret e shqiprise nuk i duam turqit legen e te qifshin prap turqit shkerdhat ma jep pak nr e telefonit

  6. Tomi says:

    Vk pedofilve. Po mjere ata pak shqiptare qe kane zgjedhur fene e ktyre qoftlargeve. Nje fe te cilen e kane sajuar me dhune dhe duke djegur njerez te gjalle ne turrem e druve pa dallim moshe.

  7. Vladimir says:

    Zoti Robelli, je fantastik, i qarte, i prere, paksa i hidhur, por mushka keshtu i don drute,-thone nga anet tona.

  8. Hoxh Armandi says:

    Zgjidhni fene orthodhokse dhe ju falen te gjitha mekatet

  9. Kuq e zi says:

    Fakti eshte se me pare vjen njohja nga serbia sesa nga vatikani dhe greqia
    Rrethanat dihen

  10. Patrioti says:

    Te ka shkerdhyer ty o mut kosove kjo Pra eshte arsyeja qe ne shqiptaret e shqiprise nuk i duam turqit legen e te qifshin prap turqit shkerdhat ma jep pak nr e telefonit

    1. palla says:

      Or taj patriot, un po due me te qujt shkardhat, po don me te dhane nr. telefonit. Asht shume kollaj, hajde ktu ne gomsiqe dhe ka me te perdhunue tan fshati jem edhe magjari jem i zi. Mos u merr me turqit se edhe ti je nipi i tyne.

  11. mema says:

    Jemi nji popull i mjerë me kulturë lindore teper primitive dhe e rrezikshme për civilizimin botnorë.Ne pas lufte vramë e sulmuem ushterë amerikan në emer te fesë.Sips numrit te popullsisë jemi populli ma islamik në botë.Tani sa po kaloi festa e Krishtlindjes, populli nuk e pa te arsyeshme atë ditë te pushoi si respekt (është fjala për sektorin privat) per nji festë evropane ,per keta Evropian e Amerikan qe na shpetuen nga nji gjenocid serb dhe si popull gjeografikisht i takojmë këti kontinenti .Po ashtu para dy viteve ketu ne Kosovë për pushimet e dimrit, shkollat ishin të lidhura me festat e Krishtlindjes sikurse ne tanë evropen ,tani për çudi u ky format shdryshoi per tu bashku me festën e vitit Ri.Interesant është me Ne si popull kemi deshirë me na dashtë të gjithë, por gati as nji herë nuk i vlersojmë sjelljet e femive tanë në botën përendimore Para pak ditesh nji anglez thot se ,, populli shqiptarë don të na çfarosë,, e mos te flasim per çudirat si droga , vrasje rrahje dhe sjellje tjera qe shqiptaret zakonisht janë të paret .

    1. Lori says:

      Sakte.
      Te papermisuar, mashtrues islamik. Evropa po ben shume qe po ju ngop barkun mosmirnjohesve primitiv.

  12. N.KITA says:

    PO SHTETET QË NA NJOHËN MOS JANË NGA MARSI!
    MUHABETE KOTI.
    THJESHT BËHET FJALË PËR MBËSHTETJEN E GJENOCIDIT SERBË.
    ABRAHAM RUGOVA ISHTE KUKULLA E MANIPULUAR E VATIKANIT, ATIJ VATIKANI QË CONTE NË VEND PLANIN E SERBISË PËR FRAGMENTARIZMIN
    E PROBLEMIT SHQIPTAR NË DARDANINË E OKUPUAR PËRMES NJË MARRËVESHJEJE ME TË CILËN DO RREGULLOHESHIN RAPORTET NË ARSIM, IDE TË CILËN ABRAHAM RUGOVA E PËRPIU. ISHTE DIPLOMACIA GJERMANE QË E SHKUNDI SI DUHET RUGOVËN DHE IA MBYLLI GOJËN.

  13. Kellira e islamit politik says:

    Problemi eshte ne Prishtine dhe njohja do te varet nga orientimi islamik apo jo i saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje