Vatikani mund të njohë shumë shpejt pavarësinë e Kosovës

26 Dhjetor 2018, 09:07Rajoni TEMA

Selia e Shenjtë nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, pavarësisht se ka një afërsi ndaj shqiptarëve dhe ka mbajtur një qëndrim pro shqiptar.

Por në emisionin “I Ftuari” në A2, Arkipeshkvi i Arkidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, George Frendo u shpreh se Selia e Shenjtë e ka ngritur Kosovën në nivel dioqeze dhe se njohja mund të vijë në të ardhmen jo shumë të largët.

Në një të ardhme jo shumë të largët, Kosova do të njihet edhe nga Vatikani, i cili është shumë i kujdesshëm para se ta njoh një shtet.

Hapi i parë është bërë pasi Kosova tashmë është njohur si dioqezë, ka fituar një peshë të re”, tha George Frendo.

4 komente në “Vatikani mund të njohë shumë shpejt pavarësinë e Kosovës”

  1. Timi says:

    Ipeshkvi i Kosovës Dom Lush Gjergji është një punëtor i palodhur dhe një atdhetar i madh. Besoj se do ja arrijë qëllimit për njohje nga Vatikani.

  2. tt says:

    Hapni arkivat se mjaft kemi degjuar perralla me lesh nga Europa kurve hapni arkivat re vendosen gjerat ne vendin e duhur mjaft me trillimi e interesa gjeopolitike

  3. gazetashites says:

    Pse nuk njeh edhe pavaresine e katalonjes ???

  4. gazetashites says:

    Pse nuk njeh edhe pavaresine e katalonjes ??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje