ANALIZA/ Pse Kosova i ka ashpërsuar tonet me Europën?

23 Dhjetor 2018, 20:00Rajoni TEMA

Muajt e fundit, Qeveria e Kosovës, mediat, por edhe opinioni përmes rrjeteve sociale, ka ashpërsuar fjalorin ndaj Bashkimit Evropian dhe skepticizmi ndaj tij, ka shënuar ngritje, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend.

Sipas tyre, ky diskurs është frymëzuar nga zhvillimet në realitetin politik dhe shoqëror.

Politologu Ramush Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë, se institucionet qeveritare, por edhe opinioni në Kosovë janë të zhgënjyer me mospërmbushjen e pritjeve që kanë pasur në raport me BE-në, e të cilat janë bazuar në premtimet që BE-ja i ka dhënë për Kosovën.

“Diskursi anti-evropian që po krijohet në Kosovë, e ka një bazë reale, sepse Kosova ka ngecur në integrimet evropiane, si vendi i fundit në Ballkan. Ndërsa, gjithashtu, zhgënjimi i madh është me mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sepse Kosova ka mbetur 10 vjet prapa Serbisë, përkundër që Kosova pasur misione ndërkombëtare dhe evropiane në territorin e saj. Ato është dashur që ta ngritin cilësinë e qeverisjes dhe të vendimmarrjes, si dhe sundimin e ligjit”, thekson Tahiri.

Ai shton se Qeveria e Kosovës me kryeministrin Ramush Haradinaj, kanë marrë një kurs të partneritetit të plotë dhe të pakusht me Bashkimin Evropian dhe tashme po sillet si palë që kërkon përgjegjësi nga Bashkimi Evropian dhe i gjykon veprimet e tij, praktika të cilat deri më tash nuk kanë ndodhur.

Milazim Krasniqi, shef i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson që rritja e pakënaqësisë është produkt i zhgënjimit të qytetarëve të Kosovës me qëndrimin, siç e quaj ai, injorues të Bashkimit Evropian, veçmas në rastin e mosliberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Pakënaqësia është shtuar, sipas tij, për më tepër, për shkak që zyrtarët e BE-së e kanë pranuar që Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave, ndërkohë që pritshmëria e qytetarëve të Kosovës ka qenë shumë e madhe se procesi do të përfundojë pozitivisht.

“Shumë njerëz i kanë bërë edhe planet familjare dhe planet e karrierës, si dhe të bizneseve, me këtë lloj kohe. Kjo, më pas ka shkaktuar këtë lloj rritje të pakënaqësisë dhe këtë rritje të diskursit negativ ndaj Bashkimit Evropian. Sigurisht që një ndikim jo të vogël ka këtu edhe bindja se Brukseli nuk ka politikë të balancuar në procesin e negociatave ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, sepse e ka favorizuar më shumë Serbinë. Këto nuk janë vetëm qëndrime politike, por janë analiza kritike”, thotë Krasniqi.

Siç thekson ai, përderisa Kosova nuk ka marrë liberalizimin e vizave, Serbisë i është lejuar hapja e dy kapitujve në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian, kapitulli për politikat monetare dhe kapitulli për statistikat.

Njohësit e zhvillimeve politike theksojnë që Kosova, që nga themelimi i shtetësisë së saj ka shprehur përkushtimin për integrimet evropiane dhe euroatlantike.

Në këtë drejtim, sipas politologut Tahiri, ashpërsimi i fjalorit ndaj Bashkimit Evropian dhe krijimi i një euro-skepticizmi mund të jenë të dëmshëm, sepse Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit në BE. Por, siç thotë ai, do të ishte mirë që BE-ja t’i shqyrtojë politikat e zgjerimit dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor.

“Do të duhej që të mos hyjnë vendet veç e veç, por këto vende që kanë mbetur, të hyjnë në grup, sepse çdo lënie pas dore në këtë rast të Kosovës, do të shkaktonte edhe tensione të brendshme. Do të humbte perspektivën evropiane, por edhe do të shkaktonte një garë të pandershme ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor,në këtë rast të Kosovës dhe Serbisë, të cilat, në vend se ta ndihmojnë, do ta pengonin njëra-tjetrën”, shprehet Tahiri.

Megjithëkëtë, profesor Krasniqi vlerëson se atmosferë euro-skeptike ka më tepër se sa në Kosovë, në vetë vendet e Bashkimit Evropian, por edhe në Serbi. Siç thotë ai, është krijuar bindja që nëse bëhet presion në Bruksel, merren më shumë favore. Sipas tij, kështu është kuptuar, së paku në rastin e Serbisë, ndërkaq që zhgënjimi i qytetarëve të Kosovës me rastin e mosliberalizimit të vizave, i ka bërë ata që nga euro-entuziastët të kalojnë në euro-skeptikë.

“Se si do të ndikojë në marrëdhënie, kjo mbetet për t’u parë. Por, unë jam i bindur që në rast se Bashkimi Evropian nuk e ndryshon kursin ndaj Kosovës – veçmas në çështjen e liberalizimit të vizave dhe në një politikë më të ekuilibruar në çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – do të ndodhë rritja e euro-skepticizmit në Kosovë, por edhe rritja e nacionalizimit shqiptar. Këto, pastaj do të shkonin bashkë dhe atëherë do të jemi në një situatë që do të jetë më e vështirë që të menaxhohen këto raporte”, vlerësoi Krasniqi.

Sidoqoftë, politologu Tahiri thekson që institucionet e Kosovës nuk mund t’i ikin përgjegjësisë për krijimin e skepticizmit të krijuar ndaj BE-së, për shkak se edhe ato u kanë premtuar qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave, i cili, bazuar në deklaratat e zyrtarëve të BE-së, nuk do të realizohet, të paktën, deri në vitin 2020.

12 komente në “ANALIZA/ Pse Kosova i ka ashpërsuar tonet me Europën?”

  1. Baliu says:

    Nuk i ka ashpersuar Kosova, por Banda e Zanzibarit e vetquajtur “Kosova”. Ata qe e kan perdhosur, plaqkitur dhe shkaterruar popullin per xhep te vetin dhe te miqeve, tash kur e shohin veten ngusht nga Gjykata Speciale, gjoja po i kthehen popullit. Sikur disa pleq qe ne shtratin e vdekjes gjoja pendohen per te kqiajt qe i kan bere gjat tere jetes. Jan lazdruar me perkdheljen qe u eshte bere deri tash gjoja si “e keqja ma e vogel”, dhe kinse tash palaqot dijne te jene edhe te keqij. Circus Maximus.

    1. toni says:

      Foli serbi bythqir!

  2. undefined says:

    E ka thene i madhi Gjergj Fishta se kush eshte Europa fjalet e tjera jane te kota

  3. spartak says:

    Mos i bini në qafë BE-së , sepse asaj i ka humb rrumi i kumonës për vehte . Akoma s’po e kuptoni , që jo vetëm për Kosovën që nuk qe e zonja me mbajtë fjalën , por dal nga dalë s’do jetë e zonja me vazhdu me plotësu e përmbush angazhimet e premtimet edhe ndaj planeve për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor , por e keqja e tyre qëndron tek vetë ato . Atyre po i zbërthehen ushkurët e vet sa në Parlamentin Europian , sa në Këshillin e Europës e sa nëpër Parlamentet e veta . BE-ja është bërë një organizëm pa kohezion e forcë mendimi , vendimi e veprimi . Mos pritni më prej saj , se kësaj i thonë me pa ëndërra me sy hapur ditën për diell . O burra ,seicili të shtrëngojë ushkurët e vet si shtete dhe si kombe . Ne shqiptarëve nuk na duhen shumë . Njëri tjetri , Amerika dhe , deri diku marrdhënie të mira reciproke me fqinjët , Italinë e Gjermaninë .

  4. Ergys says:

    Evropa ashtu si ka thene Fishta eshte po sot eshte dhe handikapate.Ne Evrope shtetet anetare e kane me tja futur njeri-tjetrit plus qe ekzistojne dhe rryma antishqiptare.D.m.th Evropa nuk ka mundur te behet si duhet.E vetmja dhe rruga me e mire eshte te pastrojme maskarenjte nga politika shqiptare ne Shqiperi Kosove Maqedoni dhe vise te tjera dhe te bashkepunohet per nje kauz Atdhetare.

  5. Peja says:

    Ju doni mut se jeni qe largoheni nga Europa harrove qe dorzuat qytetaret turq me urdherin e erdogan mutit asnje shtet europain nuk e ka bere kete gje ju kan mbytur turqit amerika dhe Europa ju cliroi ju Boni Hero turkun o njerez te trashe myslumon prandaj lidhuni me turkun

  6. gazetashites says:

    mero meqe ju ndikon anglishtja
    sipas anglishtes ne pyejte kallezuesi vjen para kryefjales
    por juve vetem huri ju mban
    Pra “Pse i ka ashpersuar Kosova ……?

  7. gazetashites says:

    mero meqe ju ndikon anglishtja
    sipas anglishtes ne pyejte kallezuesi vjen para kryefjales
    por juve vetem huri ju mban
    Pra “Pse i ka ashpersuar Kosova ……..?

  8. gazetashites says:

    mero meqe ju ndikon anglishtja
    sipas anglishtes ne pyejte kallezuesi vjen para kryefjales
    por juve vetem huri ju mban
    Pra “Pse i ka ashpersuar Kosova ……….?

  9. katarakti says:

    Para Bashkimit Europian duhet te jete Bashkimi Kombetar. Europa eshte ne shperberje. Ne zgjedhjet e ardhshme shumicen do ta fitojne nacionalistet. Qe do te thote se si Kosoves, ashtu edhe Shqiperise, do tu mbyllen dyert per ne BE. Boll me endrra rreth hyrjes ne Europe. Askush nuk pranon lypes ne shtepine e tij. Duhet te behemi shtet dinjitoz, qe qeveriset me ligje dhe rregulla, qe ka nje nivel mireqenieje dhe kulturor te larte. Dhe atehere vete Europa do na e shkele syrin. Gjate ketyre 28 vjeteve politikanet e mallkuar shqiptare e kane perdorur hyrjen ne Europe si nje lloj hashashi per te mashtruar shqiptaret. Do te me pelqente qe manifestimet e studenteve te mos mbaheshin per interesa personale: ” qe te na mbaje shteti 140 000 sa jemi”! Por te mbaheshin per te kerkuar nje Shqiperi nga e cila studentet dhe gjithe te tjeret te mos jene te detyruar te ikin nga syte kembet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje