Haradinaj: Kosova e paluhatur në misionin e çrrënjosjes së ISIS-it

22 Dhjetor 2018, 13:48Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova qëndron e “paluhatur” në misionin për çrrënjosjen e grupit militant, Shteti Islamik si dhe elementeve të tjera të ekstremizmit të dhunshëm.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se është duke përcjell me vëmendje operacionin e largimit të trupave ushtarake amerikane nga Siria.

Kosova, sipas tij, do të vazhdojë të “jetësojë përgjegjësitë dhe rolin e saj” në operacionet për siguri, si pjesë e koalicionit botëror kundër IS-it që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kosova si pjesë e Koalicionit Global kundër ISIS qëndron e paluhatur në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm! Jemi duke e përcjellur me vëmendje operacionin e largimit të trupave ushtarake amerikane nga Siria, pas mundjes së kalifatit territorial ndaj ISIS-it. 

Në partneritet të plotë me ShBA dhe aleatët e koalicionit global, kundër ISIS, Kosova qëndron e paluhatur në misionin e mundjes së qëndrueshme dhe çrrënjosjes së ISIS dhe elementeve tjera të ekstremizimit të dhunshëm, globalisht. 

Duke marrë parasysh se fitorja në Siri nuk sinjalizon fundin e Koalicionit Global kundër ISIS, Kosova si pjesë e këtij Koalicioni në këtë luftë, që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vendosmëri do të vazhdojë t’i jetësojë përgjegjësitë dhe rolin e saj ndaj sigurisë kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare”- shkruan Haradinaj.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjatë kësaj jave ka njoftuar se trupat amerikane do të tërhiqen nga Siria, pasi siç është shprehur ai, ata kanë përfunduar me sukses misionin e tyre kundër IS-it, dhe se këto trupa më nuk janë të nevojshme në këtë shtet.

9 komente në “Haradinaj: Kosova e paluhatur në misionin e çrrënjosjes së ISIS-it”

  1. Kozmos says:

    BRVOOO , HARADINAJ SHQIPETARET DUHET TE MOS PERKULEN .

  2. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    ”crrenjosje” terroristash mes 95% muslimonesh………!!!?? INPOSIBLE! thjesht mashtrim……..allah uakbar!

  3. laraskos ose sorros says:

    Kosova dhe ISIS kane nje te perbashket: jane produkt amerikan
    ….

  4. laraskos ose sorros says:

    Kosova dhe ISIS kane nje te perbashket: jane produkt amerikan
    ….
    kosova te beje referendum te bashkohet me turqine

  5. Muharrem mema says:

    shqiptaret jane budallenj jo te gjithe:
    flasin per drejtesi kur duhet te flitet per pushtet:
    Populli i zgjuar shqiptar: Peshku i modh e ha te voglin….

  6. Vvvf says:

    O idiot i ke ne shtepi legenat Jane 300 kosovare qe luftojne per Isis dhe ato imamat shkerdhata qe po’ e kthejn kosoven ne province turke

  7. Himarjoti says:

    I ke brenda ne shtepi dhe sa per dijeni informohu se paguajn imamet grat kosovare per te vendosur shami ne koke dhe kur i shikon femrat kosovare mbas dy tre vizitash ne kosove sidomos kohen e veres kthehen mbuluara,duhet te kontrolloni imamet nga thonjt gjer tek floku e gjithashtu propaganden e tyre .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje