Mali i Zi të mërkurën zbuloi një statujë të liderit komunist Josip Broz Tito, duke vënë në pah një trend që ka nisur kohët e fundit në disa vende të ish Jugosllavisë, për ta rikthyer ish liderin e tyre në forma simbolike nga më të ndryshmet.
Dikur kjo statujë ka qenë e pozicionuar në një repart ushtarak në qytetin e Podgoricës. Megjithëse burimet zyrtare nga institucionet shtetërore I mohojnë këto veprime, si derivate të nostalgjisë për jetesën nën komunizëm.
“Këtë aktivitet po e bëjmë si shenjë respekti për gjithçka të mirë që kjo figurë historike ka bërë për vendin tonë”, tha Ivan Vukoviç në ceremoninë e zbulimit.
Shumë republika Jugosllave i riemëruan rrugët ose sheshet që mbanin emrin e tij në vitet 90’, duke stimuluar shpërbërjen e shtetit federativ me luftëra të përgjakshme.
Fotografitë, monumentet dhe vepra të tjera arti të lidhura me emrin e tij, u spostuan nga fushëpamja publike. Mali i Zi gjithashtu e ndërroi emrin e kryeqytetit të tij nga Titograd në Podgoricë. Josip Tito, i cili vdiq në vitin 1980, vazhdon ta mbajë të ndarë opinionin publik të Republikave që u shkëputën pas kolapsit të Jugosllavisë.
Ndërsa për disa ai ende konceptohet si lideri që e çliroi vendin nga pushtimi Nazist, për disa të tjerë Tito nuk është tjetër veçse një diktator.
Megjithatë, nga një pjesë jo e vogël e popullsive të ish Republikave, Tito vazhdon të kujtohet si politikani që solli mirëqenien në ish Republikat Federale Jugosllave.
Ky burre eshte nje udheheqes legjendar qe krijoi RSFJ nje bashkim republikash dhe krahinash autonome dhe e coi RSFJ ne drejimin e zhvillimit me te madh ne historine e ketij vendi dhe popujt e kesaj federate ne nje mirqenje te admirueshme dhe nga vendet me te zhvilluara te Eurpes. respekt e mirnjohje per kete burre te madh shteti .
Jam plotësisht në një mendje!
E kuptoni se cdo ndodhe ne Shqiperi pas pak dekadash!?
ENVERI – HERO KOMBETAR I SHQIPTAREVE!!!!!!
Burre shteti legjendar, rriti mireqenjen e popujve te Jugosllavise ne nivele te larta dhe u be lideri legjendar i vendeve te paangazhuara. Ky eshte Tito
Titistët në sulm?
Keni harruar sa shqiptarë ka vrarë? Sa ka deportuar?
Si mund të vini në orgazëm për një diktator antishqiptar deri ditën që ngordhi?
Tito burgosi edhe kroate si ultra nacionalistin tuxhman?
Dhe pastaj? 1 Tuxhman të burgosur, 1 Popoviç të vrarë, qindra mijra italianë të masakruar, shqiptarë të vrarë e masakruar, miliona të deportuar dhe Titua qënka për tu respektuar?
He qënëri me mundësi lehje!
O debil! Tito ishte kroat (dhe kroatet nuk jane antishqiptare)! Ishte ai qe njohu Autonomine e Kosoves ne 1946-en. Pikerisht ate Kosove qe sot eshte e pavarur!!!
Tito ka patur sjellje kunder shtetit shqiptar!? Po natyrisht qe ka patur, kjo dihet! Ketu kemi patur shqiptare qe kane patur sjellje kunder shtetit shqiptar, ti na u ankoke per nje kroat te ish-Jugosllavise. Kaqol!
A ka vrare shqiptare? Natyrisht qe nen regjimin e tij jane vrare shqiptare. Po kroate a jane vrare? Natyrishte qe edhe kroate jane vrare! Po serbe? Natyrisht qe edhe serbe. C’a do te thote kjo o Gani derdimeni!? Po ne kohen e Washingtonit a jane vrare amerikane? Natyrisht qe jane vrare. E c’a do te thote kjo o Gani koklopa!?
Ti duhet të quhesh i budallallepsuri dhe jo i çuditur. Mos vallë kroatët kanë bërë vaksina?
Tito deri në ditën e fundit ka qënë kundër shqiptarëve. Testamenti i tij para vdekjes e ka vërtetuar.
Megjithatë ti nuk je ndonjë ndodhi e veçantë tek mentaliteti shqiptar. Tek ai i krimburi.
Tek ai bëjnë pjesë ata që i quajnë turqit çlirimtar, italianët civilizues, gjermanët turistë, dhe grekët e sotëm vëllezër. Ballabanin dhe Esatin atdhetarë.
E kemi këtë fatkeqësi të ngjitur pas këpuce. Se fshimë, që se fshimë dot ndonjëherë.
Të ketë të bëjë me poshtërsinë apo me budallallëkun?
Tito ishte armiku me i madh i shqiptareve. fale marreveshjeve qe ai beri me shtetin turk u arrit zbrazja e shume trojeve nga popullsia autoktone shqiptare. Qytete qe ishin puro shqiptare, sot nuk gjen nje shqiptar te vetem
Tito legjendar? nuk e keni degju ate shprehjen tone ‘je mbyt ne borxhsi titoja’.Ishte mire ne ate kohe por borxhi duhet lare ,se nuk harrohet. Dhe koha ka ardhe pse kerkojne serbet mitrovicen ka trepcen dhe usa thot jo ndryshimit te kufijve,Kosova eshte jona thone ata the ndertuan Bondstill-n me mbrojte Kosoven dhe kauzen Shqiptare eh…eh 500 miliarde dollare vlere shfrytezimi linjite,crom ,baker,ar dhe qymyrguri.
Gomar! C’a lidhje kane borxhet e Titos me Trepcen!?
Shko futi nje dopio raki ti ate bej, teveqel.
Shqiptaret ne kohen e Titos ishin qytetare te rendit te dyte ne YU .Tito jetonte si sullian ne luks te jashtezakonshem per nje lider komunist.Ai e rriti mireqenjen duke e shti vendin ne borxhe te medha te ciat u perdoren kryesisht per jete luksoze dhe jo per investime produktive gje qe shkaktoi me vone inflacion 4shifror.Si thote nje ekonomist nese shteti nuk e zhduk inflacionin ateher ndodhe e kunderta inflaioni zhduk shtetin…Per ne shqiptaret ai ishte njerke,deri ne ramjen i serbit Rankovicishte ishte kasap….
xyz, ke marre noten 4 ne ekonomi!