Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka telefonuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me angazhimin e NATO-s në Kosovë, pas miratimit të ligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në një njoftim të Aleancës së Atlantikut të Veriut thuhet se, “Sekretari i Përgjithshëm e informoi Haradinajn se Këshilli ka pasur një diskutim fillestar, mbi ligjet e miratuara së fundmi për transformimin e FSK-së”.
Sekretari Stoltenberg e ka njoftuar Haradinajn se, “përderisa mandati i FSK-së po evoluon, niveli i angazhimit të NATO-s me FSK-së për vitin e ardhshëm do të shqyrtohet”.
Lajmin për telefonatën e njofton zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.
Lajmin e ka dhene para jush edhe Haradinaj.Nuk ka per te ndryshuar asgje ne negative.Mundohuni nje here te mos leshoni tituj sensacionaliste vetem per dy klikime me shume.Jeni me serioze se disa media pacavure mos e djallosni per dy klimime. Ne ate telefonate thuhet edhe per rolin e kfor ne kosove,gje qe nuk ka shenje ne kete shkrim.