Kush është shqiptari që u shpall hero i vitit në Suedi?

18 Dhjetor 2018, 09:09Rajoni TEMA

Shqiptari nga Kosova Fidan Bejta është shpallur “Hero i Vitit 2018” në Suedi.

Ai do të nderohet të mërkurën me titullin “Engjëlli i mbrojtës”, pasi shpëtoi nga një sulm 20 fëmijë.

Bejtja shpëtoi fëmijët teksa luanin në një shesh lojërash, ndërsa një grua i ndiqte vogëlushët, duke tentuar t’i godasë ata.

Kosovari është shprehur shumë i kënaqur që do të marrë këtë titull, derisa ka treguar se si ndodhi ngjarja.

Fidan Bejta e ndaloi gruan me thikë në sheshin e lojërave. Kështu ai rrezikoi jetën, duke shpëtuar fëmijët.

1 komente në “Kush është shqiptari që u shpall hero i vitit në Suedi?”

  1. u dhime duke qesh says:

    Nuk ka qene gruaja, po vete tfgs Pamuku, qe ishte maskuar si grua dhe vraponte si rrot cari ? ? ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje