Kongresmeni amerikan: BE t’ua jap qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave menjëherë, jo në 2020

17 Dhjetor 2018, 11:04Rajoni TEMA

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel në një deklaratë për RTV21 vlerësoi se shumë gjëra të mira kanë ndodhur këtë javë në Kosovë, duke përmendur edhe formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Engel gjatë kësaj deklarate e drejtoi gishtin nga Serbia duke thënë se është i zemëruar me të, pasi që ajo nuk po i përmbushë premtimet që i ka bërë dhe po tenton ta bllokojë Kosovën.

“Gjithmonë ua dedikojë dashurinë dhe energjinë njerëzve të Kosovës dhe të Shqipërisë. Shumë gjëra të mira kanë ndodhur këtë javë, me theks të veçantë në Kosovë. Pas disa vitesh, ata arritën ta krijojnë ushtrinë e tyre në Kosovë, mendoj se është një hap i rëndësishëm dhe shumë i mirë për të vazhduar përpara. Mendoj që secili shtet duhet ta ketë ushtrinë e vet dhe Kosova nuk është ndryshe nga vendet e tjera”, tha kongresmeni amerikan.

Eliot Engel gjithashtu mbështeti edhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për taksën 100% ndaj Serbisë.

“Po ashtu këtë javë kishte disa vështirësi, përfshirë taksat me Serbinë. Unë e përkrahu të drejtën e Kosovës për t’i vendosur këto tarifa, të drejtën e kryeministrit për t’i vendosur këto taksa, sepse nuk besoj që Serbia po i përmbush premtimet e saj që i ka bërë. Jam shumë i zemëruar me faktin se sa herë që Kosova po tenton të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare, Serbia po tenton ta bllokojë. Kjo ndodhi me INTERPOL-in, dhe ndodhi edhe me organizatat tjera”, u shpreh ai.

Engel tutje tha se Serbia duhet të dëshmojë njëherë paqen, sepse sipas tij Kosova po e dëshmon kohë pas kohe.

Ndërsa, sa i përket liberalizimit të vizave, ai u shpreh se tani është koha për BE-në t’ua jap liberalizimin e vizave kosovarëve dhe jo viti 2020.

“Është koha për Bashkimin Evropian t’ua jap liberalizimin e vizave kosovarëve, duhet të ndodhë menjëherë, jo vitin e ardhshëm, jo në vitin 2020, duhet tani”, tha Engel për RTV21. Miku i shqiptarëve në fund tha se shpreson se së shpejti do të vijë në Kosovë “kur zyrtarisht do ta hapim zyrën e re të Ambasadës Amerikane në Kosovë”. /21Media/

5 komente në “Kongresmeni amerikan: BE t’ua jap qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave menjëherë, jo në 2020”

  1. Klimax says:

    Kush eshte ky qe i jep urdher BE-se??!! Eshte sikur BE-ja, apo dikush nga deputetet e Parlamentit Europian ne Bruksel te urdheroi SHBA-ne per te lejuar emigrantet e Amerikes se Jugut te futen ne territorin amerikan dhe sigurisht edhe me shprehjen “menjehere”!!!
    Ne fund te fundit, kur eshte kaq “mik”, perse nuk i ben presion qeverise amerikane qe kosovaret te futen pa viza ne SHBA, ashtu si levizin te lire qytetaret e shume vendeve europiane?

  2. anton says:

    cifut muti
    me i dashte shqiptaret sa pretendon,nuk perkrah politikanet e qelbur te shqiperise dhe kosoves ,qe po e largojne gjithe rinine nga vendi io tyre
    ju u intereson mos me pas rusia nje vend ne ballkan,se sa per ne e kemi pare mire se sa na doni

  3. Pellazgos says:

    Jepi urdher “Qeverise” shqipetare zoti Engel dhe ajo e zbaton pa nje pa dy.
    Sipas jush nuk ka patur konflikte te pa zgjidhura perpara Kosovos.
    Per ju “Paqja dhe E drejta” eshte interes zoti Engel.
    Ju lutem,mos fusni hundet ne nje vend myslimane te krijuar nga ju ne vitet 1913te dhe nga ana tjeter u kini dhene te “drejten” per Autonomi per Vorio Epirin”!
    Pse keto poshtersira kundrejt nje populli te pafajshem zoti Engel.
    Pse nuk e njohet Qeverine Demokratike te Theofan Stilian Mavromatis Nolin?
    Pse njhet mbretin Ahmet?
    Kur gjeni njerez pa ideale dhe idiote juve bravo ju qofte.
    Gjoja nuk ju ze gjumi per Kosoven,kur ne Palestine i keni neper tela.
    Krimi eshte krim.
    Pse shisni F 35 tek nje shtet kriminel si Turqia?
    Cfare ndryshimi kane Turqit me Serbet?Na “mesoni” edhe historine dhe Drejtesine.
    Rrace e poshter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje