Bashkimi Europian i ka dërguar një letër Ramush Haradinajt duke i kërkuar që të anullojë deri të hënën tarifën ndaj Serbisë, duke i ofruar zëvendësimin e emërtimit UNMIK me Kosovo.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së Mogherini, Komisionerja për tregti Malmstrom dhe Komisioneri Hahn në një letër të përbashkët drejtuar Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, ofrojnë opsion për zgjidhjen e problemit të tarifave ndaj Serbisë. raporton exspress.
Ofrojnë mes tjerash që emërimi “UNMIK” në CEFTA të zëvendësohet me “Kosova*”.
Por kërkojnë që, si shenjë e vullnetit të mirë, para të hënës 17 dhjetor, kur në Bruksel zhvillohet takimi i Këshillit të MSA-së, Kosova përkohësisht të suspendojë zbatimin e vendimit për tarifën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Koha.net shkruan se re këta pjesëtarë të Komisionit Evropian letrën Kryeministrit të Kosovës e kanë shkruar edhe duke adresuar disa shqetësime që Haradinaj ua ka shprehur në letrën që ai e kishte dërguar më parë kur kishte sqaruar arsyet pse Kosova kishte vendosur këto masa.
“Ne kemi marrë në dijeni po ashtu edhe listën e rasteve të praktikës tregtare nga ana e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës që, sipas këndvështrimit të Kosovës, paraqesin barriera në zbatimin korrekt të aranzhimeve të CEFTA-s dhe krijojnë problem domethënëse në terren për veprimet ekonomike dhe për qytetarët”, thuhet në letër
Ylli duhet te largohet dhe jo Kosovo por Republic of Kosova
Tarifa i eshte vene Serbise jo Be-se.A e di kjo Mogerinaja???Ate emertim e kane vene per te na diskretituar dhe tani na bejne lojen e shkerdhatave.Ai emertim eshte turpi juaj.Taksa qendron.
Ofrojnë shumë pak. Taksa 100 % sjell më shumë përfitim sesa emri në ndonjë takim. Nuk bën të dorëzohet qeveria e Kosovës ndaj presioneve të BE-së.
Suspendojë pidhin e satëme që nuk di të shkruash gjuhën tënde mirë, do të bësh dhe interesanten me anglisht
S’duhet pranuar. Eshte shume pak.
Ende, shume, shume pak vetem emri. Ja t’ju ndihmojme: Serbia te njohe pavaresine e Kosoves. Pastaj do mblidhemi te marrim nje vendim nese do ulet taksa apo jo.
Mogerini nuk mund te jape mundsi ne emer te serbise sepse kjo duket pikerisht nje oferte serbe dhe serbia eshte shtet dhe ka goje vete
Kosovo me asterisk eshte dredhi qe nenkupton po umnik
Pra ramush vec perpara me ameriken…
be duhet te flase me kosoven vetem kur ta kene njohur te gjithe vendet e saj e kam thene shume heret dialogu u shpik per te afruar serbine ne be dhe jo kosoven duke ditur qe kosova nuk ishte filoruse pra nuk kishte rrezik
Pa dialog dhe me 100% taksa vucic e ka jeten e shkurter dhe ai qe do e pasoi mund ta coi serbine drejt rusise (nje fitore per ne) prandaj be flet ne emer te serbise
Populli yne ka pare te lindin dhe vdesin shume perandori ashtu do jete dhe me be prandaj jetik per ne eshte vetem bashkimi kombtar
Emri KOSOVO dhe Ylli duhet të ZËVENDËSOHEN ME EMRIN REPUBLIC OF KOSOVA ( Megjithëse duhet të jetë REPUBLIC OF DARDANIA)
TAKSA ndaj Serbise 200%.
Europa nuk i do shqiptaret. Ajo nuk do te ishte sot pa mesimet dhe ndihmen e Amerikes.
Mos e hani kete karrem.