Vuçiç ashpërson tonet: Në rast se sulmohet popullata serbe në Kosovë, ne do ta mbrojmë

16 Dhjetor 2018, 10:16Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç mbrëmë ka deklaruar se dëshiron një zgjidhje për Kosovën por një gjë e tillë ende nuk është arritur dhe vështirë se do të arrihet sidomos pas rezolutës së miratuar nga Kuvendi i Kosovës, dhe që dialogu i mëtejshëm kushtëzohet me njohjen e ndërsjellë të pavarësisë, raporton AA.

“Unë dua një zgjidhje me gjithë zemër dhe forcë, por nuk kemi dhe nuk është as afër, nuk flasim, nuk jemi askundi”, ka thënë Vuçiç për televizionin “Prva”, duke shtuar se kompromisi është i vetmi shpëtim për Serbinë.

Ai tha se në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, do të luftojë për popullin serb.

Vuçiç ka shtuar se në rast të një sulmi do të mbrojnë serbët në Kosovë, por nuk dëshiroi të thotë se si, por se njerëzit shumë mirë e kuptojnë se për çfarë e ka fjalën.

“Në rast se sulmohet popullata serbe, ne do ta mbrojmë. Nuk dua të përgjigjem në pyetjet se si, as të flas për detajet teknike, qëllimi është mbrojtja”, tha Vuçiç, duke shtuar se ka marrë një vendim për të mbrojtur serbët nga “persekutimet, dëbimet dhe vrasjet”.

Vuçiç ka thënë se zgjedhjet e parakohshme në Serbi nuk varen vetëm nga ai, por nga situata në vend, kryesisht në Kosovë dhe se ai me kënaqësi do të shkojë në zgjedhje.

Ai shtoi se është gjithmonë i gatshëm për të shkuar në zgjedhje, por që nuk do të gjunjëzohet nga “presioni i rrugës” dhe se popullit i ofron zgjidhje.

Kujtojmë se mbrëmë Kuvendi i Kosovës miratoi Rezolutën për dialogun me Serbinë, e propozuar nga Partia Socialdemokrate (PSD).

Në rezolutë thuhet se “për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesit e tyre politik, procesi i dialogut do të jetë i pranishëm vetëm nëse përfundimi i tij do të rezultojë në njohje të ndërsjellë të shtetësisë nga palët e përfshira në proces, anëtarësim të Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), verifikimin për përshpejtimin e proceseve integruese të Republikës së Kosovës në Bashkim Evropian dhe në NATO”.

7 komente në “Vuçiç ashpërson tonet: Në rast se sulmohet popullata serbe në Kosovë, ne do ta mbrojmë”

  1. Monitor says:

    President idiot!
    O koqe i Serbise nuk e hane ate koqe ulliri Shqiptaret! Se kane bere kurre ndonjehere ne histori, nuk kane sulmuar kurre! Forca dhe zgjuarsia shqiptare eshte se dine te qendrojne, te mbrohen, ti asimilojne pushtuesit! Sepse shqiptaret jane te paster dhe te sinqerte me te huajt! Lum ata qe i bejne miq! Eshte previlegj! Prandaj….
    Kjo qe thua ti eshte ti hedhesh hi syve popullit fshatar serbe! Sepse ti e di qe kjo s’ ndodh kurre!
    Ptu race e keqe, mashtrues i popullit tende! Gjasme burre trim ti!

    1. Tani says:

      Sigurisht edhe nese ju sulmoni popullaten shqiptare ne Serbi Kosova do ta mbroje.

  2. arban shmili says:

    MENDON TË PËRSËRISËSH “PANDËN”, NJË INSKENIM I STËRUSHTRUAR NGA JU,
    OSE DO QË TË MBETESH HERO I RREMË, DUKE BËRË PETULLA NË UJË – UNË ISHA AI QË
    JU SHPËTOVA SE DO TË ISHI TË SULMUAR NGA MARSI.
    TEVEQEL SHOVENIST.

  3. Tema says:

    Është e 2000-ta deklarat që bën pêr Kosovën nga dita që u zgjodh kryeministër deri më sot.Kujtojm ndryshimin e kufijve ku kerkonte Mitrovicen si shkembim Presheven.Dhe Kosova do mbroj interesat e minoritetit shqiptar në Serbi.Nëse Beogradi kërkon luft atëher do i përgjigjemi.

  4. Johani says:

    Strategjia e serbise çdo here ka qene e tille dhe çdo here vet serbet dhe vet presidentzt kane krijuar alibi duke masakruar edhe femijzt e vet apo duke vrare mider siq beri vuqiq me vllaun e tij ndaj ivanoviqit dhe ti akuzojne shqiptaret, ata qe e kane jetuar ish jugosllavine dhe sidomos ne né kosove e kemi perjetuar kete histori,siq bane ne vitin 98 ne Peje ku ne kafiterine pansa vrane e maskruan disa te rinj serb qe pastaj si revansh vrane e masakruan qindra shqiptar,peandaj duhet te jemi vigjilent ndaj poshtersive te vuqiqit e serbise.

  5. drino says:

    Provoeni po te doni por ne jemi me Ameriken dhe avjonet i provuat nje here o kriminel….

  6. Iliria e bashkuar says:

    O race krimineli, sa shqiptare kane vdekur dhe po vuajne gjithmone ? Serbia dhe Europa nuk e prishi gjumin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje