Ambasada e Turqisë në Prishtinë thotë se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri është e “drejtë sovrane” e Kosovës.
Në një deklaratë për mediat, Ambasada turke po ashtu e konsideron “të përshtatshme” deklaratat e autoriteteve kosovare se procesi i transformimit “do të zhvillohet në mënyrë demokratike”, duke i përfshirë të gjitha komunitetet e Kosovës brenda kornizës kushtetuese, si dhe në koordinim me NATO-n.
“Turqia, si vend i Ballkanit dhe anëtar i NATO-s që kontribuon në KFOR dhe FSK, duke marrë në konsideratë ligjet e miratuara nga parlamenti i Kosovës më 14 dhjetor për transformimin e FSK-së në ushtri si një e drejtë sovrane, gjithashtu i konsideron deklaratat nga autoritetet kosovare të përshtatshme që procesi i transformimit, i cili pritet të zgjasë me vite, do të zhvillohet në mënyrë demokratike dhe përfshirëse të të gjitha komuniteteve të Kosovës brenda kornizës kushtetuese, në koordinim me NATO-n dhe në një mënyrë që do të ruajë paqen dhe stabilitetin në rajon.
Turqia, në përputhje me rëndësinë që i jep paqes dhe stabilitetit të rajonit, do e mbështesë vazhdimin e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit”
Më 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës miratoi tri ligje, të cilat FSK-së i japin kapacitete ushtarake.
Transformimi i FSK-së pritet të zgjasë disa vite.
”mbeshtetje” birazeresh,ja ”mbeshtesin” njeri tjetrit ketu e 600vjt……………………..gezuar ramazonin!
Erdhen halldupet si kofini pas te vjelit. Sa ziente diskutimi nuk u erdhi zeri. Tani qe Amerika e beri fakt te kryer Ushtrine e Kosoves po mbeshtesin si ai qe mbeshtet fitimtarin pas betejes. Keta vine vetem per te prishur festen, ose me sakte per te ndyre festen. Halldupe shallvaregjere!
Nderkohe qe ju karnat luni luftrash, ne turqit po vazhdojme biznesin me Serbine.
Kujt i plas trapi se c’thote Turqia!
Turqia e ndyre po te deshte e kishte njohur autonomine e Shqiperise se Bashkuar ne 1879 ose ne mars te 1912!
Po ta kishte bere kete Shqiperia nuk do ishte copetuar ne 1913-n ?
VDEKJE TURQISE
VDEKJE SERBISE
VDEKJE GREQISE
sa miiiire . vetem lajme te mira marrim nga turQIa.