Mbledhja urgjente e OKB, Thaçi: Taksa 100% ndaj Serbisë është e natyrshme

18 Dhjetor 2018, 11:17Rajoni TEMA
Mbledhja urgjente e OKB, Thaçi: Taksa 100% ndaj Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur në mbledhjen e urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila u thirr me kërkesë të Serbisë dhe Rusisë, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e mandatit të FSK-së në ushtri të Kosovës.

Thaçi ka mbrojtur taksën 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës, duke thënë se është me së e natyrshme një sjellje e tillë duke pasur parasysh fushatën agresive nga Serbia.

“Vetëm hudheni një sy ndaj fushatës së ndyrë të Serbisë që ka bërë për mos anëtarësimin e Kosovës në Interpol, këtu përfiton vetëm terrorizmi, më thoni ju lutem kush përfiton nga mosanëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë. Përfiton vetëm krimi i organizuar, terrorizmi.Unë sinqerisht ndjej keqardhje për sjelljen e tyre”, tha Thaçi.

“Është më se e natyrshme që një sjellje e tillë të pasohet me masa të marra nga institucionet e Kosovës për produktet serbe të cilat hyjnë në Kosovë. Pra, Kosova nuk e ka provokuar këtë situatë”, tha Presidenti.

“Ky reaksion është pasojë e veprimeve agresore të Serbisë.Unë dua të besoj që kjo gjendje do të tejkalohet në një të ardhmen e afërt.Prishtina dhe Brukseli janë duke komunikuar intensivisht për këtë çështje”, ka thënë ai.

4 komente në “Mbledhja urgjente e OKB, Thaçi: Taksa 100% ndaj Serbisë është e natyrshme”

  1. #varijanullen says:

    Mire do Ishte edhe 100% ndaj Osmallinjve te stambollit dhe te athines.

    1. Flm says:

      Athines as i “behet vone”, kjo duket qarte tek fakti qe eshte i vetmi shtet ne rajon qe nuk e ka njofur si shtet Kosoven.

  2. Peço says:

    Ju paska ngelur qejfi që nuk ju pranuan në interpol, zoti Thaçi? Po mirë, e ke pyetur ndonjëherë vehten pse nuk ju pranuan? Apo sizakonisht në të tilla raste ju i bini shkurt, duke fajësuar Sërbinë si shkaktare të çdo të keqe në Kosovë. Por arsyen kryesore ta them unë zoti Thaçi, një qytetar i thjesht i vëndit: Nuk ka stacion policie, i cili, në mbledhjet që zhvillon kundër krimit, të thërras si pjesmarrës kriminelët dhe shkelsit e ligjit. Me të drejtë apo pa të drejtë, ndonse për diplomaci nuk e artikulojnë hapur, drejtuesit e Kosovës komuniteti ndërkombtar i klasifikon si kontigjent të krimit. Është për këtë arsye, Zotëri, që juve kurrë bota nuk mund tju bëjnë pjestar në institucione ligjzbatuese.
    Mjerë Kosova, thuaj!!!..

  3. arben says:

    Jau keni bere shume mire Zoti President! Buka e tyre nuk hahet! Kosova eshte shtet sovran dhe vendos vete per politikat financiare! Edhe 200% do te ishte pak! Edhe ju sulmojne, edhe ju pengojne, edhe vrane e prene sa u desh qejfi ne Kosove, dhe tani ankohen per tarifat! Asnje kokerr gruri mos lejoni te hyje ne Kosove, derisa te njohin shtetin e pavarur te Kosoves, jo me te beheni treg per mallrat e tyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje