Shefja më e pasuksesshme e diplomacisë europiane pak muaj para se të largohet – më në fund! – nga posti, ia jep vetes të drejtën që t’i zgjedh përfaqësuesit e Kosovës, të cilët do të negociojnë me Serbinë apo do të marrin pjesë në takime në Bruksel.
Kryeministri shpallet i padëshirueshëm, presidenti i dëshirueshëm. Po ekipi negociator (gjysmak) i kontrabanduar së fundi në Kuvend ku është në këtë mes?
Ai ekipi që po thuhet se do ta ndalë presidentin për të mos bërë pazare me Serbinë? BE pret jo vetëm nga kryeministri, por edhe nga ky ekip që «me gjithë peshën e tij» ta mbështesë presidentin e Kosovës.
Nga Enver Robelli
Këto ditë sërish jemi dëshmitarë të një komedie me dy aktorë të dështuar. Ata quhen Federica Mogherini, shefe e diplomacisë së BE-së, dhe Johannes Hahn, komisioner për Fqinjësi dhe Zgjerim. Dje, në takimin me delegacionin qeveritar të Kosovës, Hahn pasi mbajti një fjalim burokratik, u largua menjëherë për të nënshkruar një marrëveshje me ministren serbe për integrime europiane, ku Serbisë i garantoheshin gati 100 milionë euro ndihma për periudhën e paraanëtarësimit në BE. Javën që shkoi Serbia hapi edhe dy kapituj të rinj në negociatat me BE-në. Ikja e Hahnit nga takimi me palën kosovare tregon mungesën e respektit minimal edhe protokolar që ka ky politikan austriak për ata politikanë të Prishtinës që janë kritikë ndaj agjendave të Brukselit.
100 milionë ndihma dhe dy kapituj të tjerë të hapur me Serbinë – kjo tregon se rezultati i integrimeve europiane për serbët është i prekshëm. Këtë rezultat ata e kanë siguruar falë negociatave me Prishtinën. E çfarë ka fituar Kosova? Kjo shihet në pikat kufitare: policët serbë u bërtasin shoferëve shqiptarë që sa më shpejt të heqin nga vetura targat e Kosovës dhe të ngjesin një letër në veturë, njëfarë kartoni me numra të përkohshëm, të cilët ia mundësojnë shoferit kosovar të kalojë nëpër Serbi.
Ndërsa Johannes Hahn sillet me arrogancë ndaj palës kosovare, Federica Mogherini, krahas arorgancës, i lejon vetes edhe ndërhyrje të drejtpërdrejta në politikën e Kosovës. Si dikur shefat e UNMIK-ut edhe Mogherini vendosë se kush do të ftohet nga Kosova për të marrë pjesë në takimin me liderët e Ballkanit në Bruksel. Kryeministri i Kosovës është shpallur i padëshirueshëm prej saj, andaj në takim ajo e fton presidentin. Vendet e tjera të Ballkanit prezantohen me kryeministra. Serbia e Kosova, sipas qejfit të Mogherinit, nga presidentët.
Në një letër dërguar qeverisë së Kosovës Mogherini (bashkë me Hahn-in dhe komisioneren për Tregti Cecilia Malmström) jo vetëm që kërkoi të hiqet taksa ndaj prodhimeve serbe, por i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës që «me gjithë peshën e tij» ta mbështesë presidentin e Kosovës. «Ne shprehim mospajtim të thellë me vlerësimin tuaj se dialogu është i bllokuar. Krejt e kundërta, dialogu i zhvilluar nga dy presidentët ishte duke bërë progres të dukshëm. Ne kemi ndarë këtë vlerësim me liderët e BE-së në Këshillin Europian të dhjetorit dhe kemi marrë mbështetje inkurajuese», nënvizohet në letër. Sipas Mogherinit dialogu mes dy presidentëve, atij të Serbisë dhe Kosovës, po ecte mirë. Me fjalë të tjera: këtë dialog po e dëmton kryeministri i Kosovës. Andaj duhet të përjashtohet nga debatet për të ardhmen e Kosovës. Pra, shefja më e pasuksesshme e diplomacisë europiane pak muaj para se të largohet – më në fund! – nga posti, ia jep vetes të drejtën që t’i zgjedh përfaqësuesit e Kosovës, të cilët do të negociojnë me Serbinë apo do të marrin pjesë në takime në Bruksel.
Grupi për Studime Juridike dhe Politike me të drejtë e kundërshton këtë qasje të Mogherinit. Letra e saj, sipas juristëve të këtij grupi, është përpjekje për ta kontestuar kornizën demokratike të vendimmarrjes së Republikës së Kosovës:«Letra në fjalë imponon qartë qëllimin që përfaqësuesi i vetëm në dialog të jetë presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Në këtë mënyrë, lë të nënkuptohet se Kuvendi dhe Qeveria, apo kushdo tjetër nuk mund të ushtrojë mandatin përfaqësues dhe kushtetues në këtë proces. Rikujtojmë që roli i BE-së është lehtësimi i procesit të dialogut, dhe në një rol të tillë BE-ja supozohet që të ndihmojë në arritjen e një marrëveshjeje që është e pranueshme dhe që është reflektim i drejtë i institucioneve demokratike të të dyja palëve. Një proces i tillë nuk mund të shërbejë si instrument për të rregulluar raportet e fuqive të liderëve politikë ose të riaranzhojë kompentencat të përcaktuara, në rastin tonë, në Kushtetutë».
Ndërsa Mogherini në stilin e një guvernatoreje arrogante Kosovën e trajton si koloni afrikane të shekullit të ’19, duke injoruar Kuvendin e Kosovës dhe qeverinë e Kosovës, përfshirë kryeministrin, është në interes të publikut të dihet se ku është në këtë mes ekipi negociator (gjysmak) i kontrabanduar së fundi në Kuvend? Ku është ai ekipi që po thuhet se do ta ndalë presidentin për të mos bërë pazare me Serbinë për fatin e Kosovës? Përse kjo heshtje?
Hahn dhe Mogherini janë dëshmuar si politikanë të paaftë, që në çaste vendimtare ia mbajnë anën kryetarit të Serbisë. Dy zyrtarët e lartë të BE-së Kosovën e shikojnë me përçmim. Kanë dështuar në dialogun për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Ideja e dialogut ka qenë që Beogradi të pajtohet me pavarësinë e Kosovës dhe të bëjë hapa drejt njohjes. Tani, për shkak edhe të përfaqësuesve skandalozë të Kosovës, me bekimin e Hahn-it dhe Mogherini-t po flitet për prishjen e kufijve të Kosovës. Meqë këta dy politikanë kanë qëndrime në të shumtën e rasteve dashakeqëse ndaj Kosovës, pala kosovare nuk duhet t’i pranojë si ndërmjetësues në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.
Hahn dhe Mogherini janë vetëm edhe katër-pesë muaj në poste. Gjatë kësaj kohe s’mund të bëjnë gjë, përveçse të përpiqen të legalizojnë projektin për ndarjen e Kosovës. Pala kosovare nuk ka përse të ngutet për të negociuar me Serbinë. Nëse Mogherinit dhe Hahnit u ngutet, kanë kohë katër muaj të përmirësojnë gabimet që i kanë bërë sidomos në 4 vitet e fundit! Pastaj ndërmjetësues të tjerë mund të ngarkohen me dosjen e Kosovës. Hahn dhe Mogherini s‘kanë asnjë kredibilitet.
Po aq sa nuk kanë kredibilitet improvizuesit e politikës në Prishtinë, të cilët kërkojnë dialog për nënshtrim. Ndryshe s’mund të kuptohet deklarata e fundit e presidentit të Kosovës: «Ne jemi gati për dialog. Ne jemi gati për vendime të vështira. (…) E di që nuk do të jetë aspak e lehtë. E di se marrëveshjet e kësaj natyre nuk janë shumë popullore. Por, ato janë të domosdoshme». Nuk është e domosdoshme që në këtë format, me Mogherini dhe Hahnin, Kosova të eksperimentojë me shtetësinë e vet. Në këtë qorrsokak Kosovën e kanë futur politikanë që hallet e tyre personale, shqetësimet, gajlet e kokëçarjet private i kanë shndërruar në politikë shtetërore. Politikanët e tillë quhen – të shantazhueshëm! Kosovës i duhen urgjentisht politikanë të pashantazhueshëm.
doll forever WMドール160cmと156cmのBカップ(#182ヘッド付き)@ Mason703は、彼のすさまじいおっぱいを紹介します。
Anglezt janë të zgjuar që u shkëputën nga kasapët e fëmijëve.
Ose nuk kupton, ose nuk do te kuptosh se statusi i Kosoves eshte proktetorat i Kombeve te Bashkuara dhe si e tille ajo duhet te respektoi ate!
Jua paska fajin BE-ja dhe ne vecanti Mogherini, Hahn e Malmström, pikerisht me pozitivet ne mbeshtetjen per pavaresine e Kosoves, por harroni se ne qoftese ekstremi i djathte do te ket rritje ne zgjedhjet e Parlamentit Europian dhe figurat qe permendni me lart nuk do te jene me ne Bruksel, atehere Kosova do te jete edhe me e izoluar, edhe me e pashprese!
Ti Klimax ose je pak naiv, ose dashakeqes ndaj problemit kosovar (personalisht besoj ne te dyten, nje dhelper greke nuk mund te jete naive).
Ti duhet te kuptosh se te majtet evropiane, jane ne pergjithese prosllave/proruse. Gati te gjithe e kane ngrene nga luge corbe te prishur, dhe kjo nder te tjera lidhet me nostalgjine ndaj BRSS, nga ku edhe kane burimet ideologjike (Marks/Engels nuk figurojne ne bindjet e tyre).
Normalisht e djathta evropiane (perfshire edhe shume nga ekstremet e djathta), eshte shume afer kovservatoreve amerikane.
Nese do ta nxjerr nga konteksi, probleme me te medha se Kosova, ka te ngjare te kete patridha jote. Dhe ti e kupton perse.
Pershendetje, dhe respekt per tonet e ekuilibruara, pavaresisht nga dinakeria progreke qe ke si baze.
Po ca dhelper greke eshte Klimax more,nje selcuk turk eshte ne origjin dhe i eshte mbushur mendja qe eshte grek.
Klimax-nuk dyshoja se juve apo ndonje filo-grek tjeter do jepje mendimin tuaj te “vyer” per kete ceshtje.
Se pari, Kosova nuk eshte protektorat i BE-se, por i OKB-se. Ne fakt, me perjashtim te disa shteteve pa peshe, ku futet edhe Greqia jote, te tere vendet e tjera te BE-se e kane njohur si shtet te pavarur Kosoven. Nisur nga ky fakt, per keto vende, Kosoava nuk eshte me nje “protektorat”, pasi nje vend i njohur zyrtarisht si i pa varur, ligjerisht nuk mund te kete nje status te tille si protektorat.
Se dyti, zyrtaret ne fjale te BE-se nuk kane hallin e Kosoves qe ajo te dialogoje me Serbine per te zgjidhur problemet me te. Ne fakt qe nga nisja e ketyre “negociatave” asgje e rendesishme nuk eshte arritur dhe Kosova nuk ka fituar asnje. Edhe bufi e kupton se keto “negociata” i sherbejne Serbise per te cliruar rrugen e saj drejt BE-se, pasi njeri nga kriteret kryesore per tu anetaresuar ne BE, qe nuk mund te anashkalohet, eshte qe te mos kesh probleme me fqinjet. Serbia ka perfituar me fillimin e gjoja negociatave me Kosoven duke u pranuar si kandidate per anetaresim dhe duke ju hapur keto negociata, kur dihet boterisht se Serbia nuk ka plotesuar asnje kriter per tu anetaresuar ne BE. Ne kete pike ajo eshte shume me mbrapa edhe ne krahasim me Shqiperine qe ka kryer shume reforma, qe as vende anetare nuk i kane bere, sic eshte Reforma ne Drejtesi. Se sa e “sinqerte” eshte BE-ja ne lidhje me Kosoven, e ka treguar reaksioni qe pati vendosja e takses 100% mbi mallrat serbe nga ana e Kosoves, kur Serbia bllokon anetaresimin e saj ne Interpol, qe ne fund te fundit duhet ti sherbeje edhe Serbise per te kapur kriminelet qe mund te fshihen ne Kosove. Po keshtu, politika skandaloze e Serbise qe diskriminon targat e automjeteve kosovare, pasaportat e qytetareve te saj dhe shume raste te tjera ku BE-ja nuk ka bere asnje reagim qofte edhe formal. Neve i dashur mik nuk jemi budallenj qe ti bejme temena BE-se kur e shohim se sa armiqesisht po perdor Kosoven per te permbushur qellimet e saja qe Serbia te anetaresohet ne BE para Shqiperise dhe Kosoves, qe kur te vije koha, Serbia si anetare e BE-se te vendose veton per anetaresimin tone atje me sebepe nga me te pa-parashikueshme duke lare duart kundrejt nesh me pretendimin se opoziten per anetaresim e ka Serbia, prandaj juve duhet te zgjidhni problemet me te po deshet anetaresim ne BE. Pak a shume sic po ben Greqia me pretendimet per zonat detare.
Ik mor palle K. Kosova ka shpallur pavarsine dhe eshte njohur nga shtetet me te fuqishme te BE-se, SHBA, Kanadaja, Australia dhe nje mori shtetesh te tjera. UNMIK nuk ka me asnje rol ne Kosove. Vazhdo bjeri fyellit tek vrima e Vuçiçit se i bie bukur. Kosova eshte vertete e dobet ushtarakisht dhe Serbia mund edhe ta ri-pushtoje brenda dites por nje veprim i tille do ta zhyste Evropen ne nje mut qe nuk e ka pare qe nga L2B. Do hapej kutia e Pandores tende, dhe Ballkani do zhytej ne kaos. Te gjithe marrveshjet e paqes te firmosura per Ballkanin do viheshin ne pikpyetje dhe do rihapeshin konfliktet e vjetra. Greqia jote nuk do shpetonte kesaj rradhe. Ndersa BE-ja e kalbur do shembej fare nga fluksi i refugjateve dhe ndikimi negativ ne ekonomi qe do sillte nje konflikt i tille. Prandaj nje konflikt ne Kosove nuk ka bythe ta lejojne as burokratet e BE-se dhe as NATO.
respekti per njeriun dhe te drejtat themelore. institucionet nuk kane te drejta. ato i pershtaten atyre.
Sikur e ke tepruar pak Robell. Qe drejtuesit e kosoves kane qendrime te ndryshe eshte problem. Ke te degjojne evropianet, kryeministrin apo presidentin? Njeri gozhdes e tjetri patkoit – thone nga anet tona. Kete theksonte dhe letra e presidentet Trump. Mos shikoni te keqen vetem te te huajt, ktheni syt edhe nga vetja.
Edhe kendej Drinit, kemi pase nje ENVER, qe per mbi 40 vjet, nuk la gjë pa thene per Evropen “e poshter”,qe “lufton” kunder Shqiperise. Mos shkoi edhe Ramushi ne takim me Mogerinin, si Isa ne fillim shekullin e 20-të, me kobure ne brez ?! Zgjohu, o Enver djali, se nuk na ka faj Evropa, as Amerika, E keqja e Shqiperise (bashke me Kosoven), jane vetem shqiptarët
Po mor Fadili, Malesi e MAdhe, neve e kemi fajin qe i dhame tokat tona serbit, malazezit apo grekut.
Ne kete pike Enveri e kishte sakte. Europa nuk ka qene kurre ne ane tone dhe as ka per te qene kurre. Po te ishte per Europen, nuk do kishte Shqiperi dhe as shqiptare. Do na kishin ndare midis shteteve fqinje qe do na kishin zhdukur fare. Per ne te rroje sa malet SHBA-ja qe mbeshteti luften e shqiptareve per pamvaresi.
Evropa ja ka pasur me hile Kosoves dhe Kombit shqiptar ne teresi.Kurrrrrre dhe kurrrrre mos ti zihet bese Evropes asaj qe copetoi tokat shqiptare.
KOSOVEN E KANE SHKATARUAR , THACI ME SHOKE ,PER INTERESAT DHE HALLET E TYRE ..
DURONI DHE 4 MUAJ , ME ATA DY SHARLATANET E BRUKSELIT . UROJ MOS TE VINE DY TE TJERE QE TA FUNDOSIN FARE KOSOVEN .
AMERIKEN PER CFARE E KA KOSOVA ? VETEM QE TI MBAJ AEROPLANAT . DUHET ME BA HANKESA TEK AMERIKA ,PER GJITHESHKA QE BEN BRUKSELI .
Klimax,kjo veten sa do te ndihmoje shqiptaret se nje komb nje shtet edhe kombim bi te gjitha eshte motoja e te djathteve…do e kuptojne nje shtet shqiptar ku te gjithe do jemi te bashkuar e do i japin fund komunizmit edhe mbetjet e tij zlla mogherini
tipik shqiptar. e ka fajin evropa kurse ne jemi kerthiza botes. ik o klluf
POSHTE THACI! Kosovaret duhet te ngrihen fuqishem ne kembe e te heqin Thacin sa ka akomadhe pak kohe!
Ne kemi drejtues te paafte z. Robeli! Qofte në Kosove qofte në Shqipëri!
Eshte e 100% vertet qe Europa eshte pro Serbe.
Serbia ka shkaktuar 3 luftra ne Ballkan dhe prap perkedhelet, meret me të mire, I jepen fonde!!!!
Ai shtet poshter duhet te kerkoj ndjese me koken ulur për gjithe krimet e tmerrshme qe ka kryer ne Ballkan.
Duhet ti jemi MIRNJOHES perjet USA se po te ishte Eurpen Ballkani do ishte ndoshta akoma në lufte.
Ne kemi drejtues te paafte z. Robeli! Qofte në Kosove qofte në Shqipëri!
Eshte e 100% vertet qe Europa eshte pro Serbe.
Serbia ka shkaktuar 3 luftra ne Ballkan dhe prap perkedhelet, meret me të mire, I jepen fonde!!!!
Ai shtet poshter duhet te kerkoj ndjese me koken ulur për gjithe krimet e tmerrshme qe ka kryer ne Ballkan.
Duhet ti jemi MIRNJOHES perjet USA se po te ishte Eurpen Ballkani do ishte ndoshta akoma në lufte.
Europa eshte një projekt politik per të cilin nuk mund te vësh bast,dhe mendoj se nuk eshte largpamëse të mos kemi nje plan B nese nëse ky projekt deshton.
Mirë që e kupton se Europa pothuajse tërësisht e krishterë kërkon integrimin e Kosovës në kulturën e krishterë,por kjo ka ngel ne vend numëro dhe kurrë deri më sot në Kosovë nuk ka një president apo kryeministër të krishterë!!!
Orjenti lufton për pushtet e jo për një shtet të mirfilltë e të integruar në kulturën europiane,pa inate e mllefe,pa urejtje nacionale e pa radikalizëm islamik ku shum mysliman luftojnë për interesa të Isis e jo për një paqe të qëndrueshme në rajon!
Ne Shqiptaret jemi pjese e europes e nuk shkeputemi dot e te shkojme gjetke. Nuk e dime se perse eshte kjo situate midis BE e Kosoves, por po te kthehemi pas ne histori rezulton se fajin e kane patur lideret tane, te pakten mund te permendim nje rast, ate te Fan Nolit, ate fjalimin e famshem para BE -Britanise, qe tek ne cilesohej heroik, e nga ana tjeter ishte nje idiotesi e tij per popullin. Pastaj c beri Noli? Mori plackat e shkoj ne SHBA, e atje Zogu i lidhi nje pension te majme me taksat e shqiptareve. Shpresoj qe Z.Haradinaj i cili u mbeshtet fuqishem nga BE kunder Milosheviqit te mos kete gabuar.
Serbia flet me nje ze. Kosova me dy, ndryshe Thaci e ndryshe Haradinaj. Ke te degjojne evropianet. Eshte mosunitet, per te mos thene prapambetje.
kozmos,nnp ju jeni serb ose grek ose keni gjake te per.
Drejte Robell. Ramushi ben mire te rezistoje dhe ti shpetoj presionit te Mogherinit.
Fytyrebushtra qe nuk duron dot shqiptaret I duhet te perjashtohet nga bisedimet e Kosoves.
Robelli duhet te thirret keshilltar diplomatik i Haradinajt.
Ose te pakten tja degjoje fjalen.
Mentaliteti i shqipo-pordho-kryeneçësisë…, kush na kritikon qoftë edhe një herë, nuk mendojmë asnjë sekondë ka, apo s’ka të drejtë… , ai është “legeni i legenëve”, armiku ynë i përjetshëm, që na do të keqen dhe shpif për ne “ëngjejt e pafajshëm” të kësaj bote, “që na e ka me hile”…(???!!!) Nesër, po t’ja kemi nevojën, nuk e kemi për gje “t’i shtrihemi”, t’i lëpijmë këmbë, bythë e çdo gjë tjetër, nga mëngjesi deri në darkë…! Kjo ka qënë dhe është “politika jonë” që kur kemi lindur, i dashur Robell…
Europa nuk ka force (europa plake, kjo rrespije -Ismail Qemali ), America po,dhe na ka ndihmuar gjithmone, kemi forca pro serbe ne Shqiperi,nuk e di ne Kosove, por shqiptaret e Kosoves me duken me shume patriota se ne te Shqiperise, duhet te jemi me te bashkuar