Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dërguar një letër presidentit tëRepublikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Në këtë letër, Presidenti Trump kërkon nga presidenti Thaçi dhe liderët e Kosovës që të shfrytëzohet ky moment unik, që të flasin me një zë, me qëllim të arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë.
“Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike, do të ishte një kthim tragjik mbrapa, sepse një mundësi tjetër për marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse, vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë”- thuhet në letrën e Trump.
Më poshtë mund ta lexoni në tërësi përmbajtjen e letrës së dërguar nga Presidenti i SHBA, Donald Trump:
Shkëlqesia Juaj
Hashim Thaçi
President i Republikës së Kosovës
I nderuar z. President:
Ishte kënaqësi të flisja me Ju në Paris gjatë shënimit të Ditës së Armëpushimit. Kosova është një partner vendimtar në përpjekjet tona për të garantuar paqen dhe stabilitetin për të gjithë Evropën. Unë i mirëpres përpjekjet tuaja aktuale për pajtim me Serbinë. Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike, do të ishte një kthim tragjik mbrapa, sepse një mundësi tjetër për marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse, vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë.
Unë, iu nxis Ju dhe liderët e Kosovës, që ta shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me një zë të vetëm gjatë negociatave për paqe, dhe të përmbaheni nga veprimet të cilat mund ta vështirësojnë arritjen e marrëveshjes.
Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë për suksesin e Kosovës, si një shtet i pavarur dhe sovran. Ne duam që vendi i juaj të vazhdojë të zhvillohet.
Ne jemi të gatshëm që t’ ju ndihmojmë në përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë. Një marrëveshje e tillë është e arritshme. Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t’ju mirëpres Ju dhe Presidentin Aleksander Vuçiç, për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike. (TemA)
Bravo Trump!
Erdogan[thacgyzelit]: birazer hazhim,mos degjo cfare thote kaurri Trump,po nuk na dorezoi qafirin Gylen nuk ka kompromis……….gezuar ramazonin!
Duhet, me pare Serbia te njoh Kosoven.
T-c-h, lo Tra(m)pi s’di te shkruajë?
Tashme qe zonja e e pare e ka pervetesuar anglishten ,ka harruar krejtesisht gjuhen serbe…mbase Thaci mund ta ndihmoje duke I vene ne levizje kujtesen…
Është shumë e çuditëshme se si politikanëve kosovar, fakti që ulen në tryezë me ata të cilët udhëheqin botën, ju ka forcuar bindjen se janë të barabartë me ta. Duhet ta kuptoni përfundimisht, or të uruar, se fakti që uleni dhe bisedoni me ta, kurrë nuk ju bënë të barabartë me ta. Dhe vëreni vëth në vesh e mos harroni, se në çdo moment, ata që ju dhuruan pavarësinë, nëse i bindni për paaftësinë tuaj qeverisëse, as që do ta kishin për gjë dhe nuk do të ndjenin më të voglën vrasje të ndërgjegjes për ta kthyer situatën në gjëndjen e mëparshme. Ndaj lexojeni dhe rilexojeni 100 herë letrën e sinqert të këtij miku të madh, përfaqsuesi i vëndit që kurrë nuk na i ka dashur të keqen. Duhet ta ngulni mirë në kokë, se për amerikën,si populli serb dhe ai kosovar janë njëlloj. Dhe ata kurrë nuk mund ti lejojnë vehtes qëndrime preferencjalë. Ndaj dëgjojeni me vëmëndje e përultësi këshillën që ju dërgon miku, duke mos hezituar të merrni në konsideratë çfarë ju këshillon.
Per fatin e keq tonin keshtu eshte Malo!
Fryhemi kot me kot. Duhet t’ia mbushim mendjen te madhit se kemi te drejte jo se na quajne shqiptare, por me fakte.
Thacin ose hiqeni URGJENT ose ju mori ne qafe ju kosovareve.Dy duar per nje koke.I zoti e nxjerr gomarin nga baltaLereni Trampin menjane se ka hallin e tij jo toninKosoven e cliroi Klintoni jo Trampi.
” Une i mbeshtes perpjekjet TUAJA aktuale per pajtim me Serbine “- thote presidenti i SH.B.A-se . “Argat te Serbise”- e etiketon luftetarin e U.C.K-se ,mostra e Vucidolit te Tropojes ,Sali Berisha.
Kushedi çfarë marëveshje kanë bërë këta.
Kur ta mari vesh populli kosovar ,do jenë shkëmbyer territoret e Kosovës me Serbinë.
Po ashtu kur ta marim vesh ne se Greqia na vodhi detin , grekët do jenë duke nxjerë naftën e fundit nga bregdeti ynë.
Qeveritë janë mafie.