Ballkanit Perëndimor mund t’i “ikën truri”: Treguesit për Shqipërinë dhe Kosovën

22 Dhjetor 2018, 15:18Rajoni TEMA

Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria kanë rezultatin e 32 përqind të qytetarëve që mund të largohen nga vendi, e ndjekur nga Maqedonia me 30 përqind.

Qendra amerikane që merret me kërkime analitike – Gallup ka kryer një studim të gjerë mbi emigrimin potencial të fuqisë punëtore të kualifikuar në rrafsh global.

Sipas këtyre të dhënave, rajoni i Ballkanit Perëndimor është në krye të listës së vendeve të rrezikuara nga “brain drain”.

Bosnja dhe Shqipëria kanë rezultuar me 32 përqind të qytetarëve që mund të largohen nga vendi, të ndjekur nga Maqedonia me 30 përqind.

Të dhënat për Kosovën janë të ndara dhe tregojnë një indeks të “ikjes së trurit” prej 40 përqind. Ndërsa kur bëhet fjalë për Serbinë, hulumtimet tregojnë se mund ta lënë vendin deri në 25 përqind të popullatës së re të arsimuar.

Nga Rumania, sipas këtyre të dhënave, ka tendencë dero në 22 për qind, Hungaria 16, Bullgari 12 për qind dhe kroatët 7 përqind.

Toka e premtuar

Nga ana tjetër, në mesin e tokës së premtuar për shumicën e të anketuarve, në vendin e parë është Zelanda e Re, me një kërkesë prej 231 për qind për të marrë popullatën e re dhe të arsimuar, ndjekur nga Islanda me 208 për qind dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me 204 për qind.

Kur është fjala për Evropën, Zvicra ka 187 përqind, Norvegjia 109 dhe Gjermania 45 përqind, pasuar nga Franca dhe Austria me 44 përqind.

Në Lindjen e Mesme, përveç Emirateve të Bashkuara Arabe, edhe Kuvajti ka një tendencë me 169 përqind për tërheqjen e banorëve të rinj.

Indeksi më i keq i “largimit të trurit” në botën e të gjitha vendeve të studiuara ka qenë Sierra Leone 78 përqind, e ndjekur nga Siria me 44 për qind.

5 komente në “Ballkanit Perëndimor mund t’i “ikën truri”: Treguesit për Shqipërinë dhe Kosovën”

  1. sunitet nuk bejne ''shtet''...........lloji i kafshes! says:

    SUNITE,shkuat per lesh…………..gezuar ramazonin!

  2. Konti i Monte Krrabes says:

    Keshtu sic po vijne punet, do rritet rritet cmimi i pleqve ne Shqiperi.

  3. tilla says:

    mesoni shqip o zoterinj gazetare
    ne cgjuhe eshte titulli???

  4. tilla says:

    mesoni shqip o zoterinj gazetare
    ne cgjuhe eshte titulli???!!!

  5. Tepsia Socialiste says:

    Shqiperise i ka ik truni per vete ? Kjo pune rregullohet ndryshe.

    NUKE ‘EM ALL! e te bjere rahat ballkan plehra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje